• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Muhamet Veliu, padit Bushatin dhe Shkullakun

by
14/09/2015 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i ‘Top Channel’, Muhamed Veliu ka paditur për shpifje portalin online Lapsi, në pronësi të gazetarëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Shkak i kësaj padie është bërë një shkrim në portal ku thuhej se pyetjet që gazetari Veliu i ka bërë në konferencën Rama-Merkel kanë qenë të parapergatitura nga stafi i kryeministrit.

Gazetari Veliu e ka sqaruar me një shënim të gjatë në Facebook padinë ndaj portalit online…

Nga Muhamed Veliu

Pas asaj që përjetova në Britaninë e Madhe rreth 9 vite më parë, një betejë ligjore e fituar denjësisht dhe me të drejtë në Gjykatën e Lartë Mbretërore me gazetën Bota Sot, e cila është kthyer në rast studimor në universitetet e gazetarisë atje, nuk ma kish pritur kurrë mendja që do të gjendesha përsëri, përballë të njëjtës situatë .

Por siç thonë dhe anglezët: “Never say never” (Kurrë mos thuaj kurrë).

Dhe ja ku jam sot sërish në dyert e Gjykatës së Tiranës, për të nisur një betejë sa njerëzore ashtu dhe profesionale, kundër shpifjes në gazetari.

Ky është një profesion ku përpos përgatitjes, devotshmërisë dhe pasionit kërkon dhe sinqeritet përballë publikut, se në fund të fundit, kontrata ime është me ta.

Për ne, në këtë profesion nuk mjafton një jetë për të përmbushur misionin unikal që ka gazetaria.
Sot në Shqipëri, disa nga portalet informative, jo vetëm që kanë tejkaluar c’do skaj moral të informimit të publikut, por krejt çuditërisht janë kthyer në denigrues dhe përçmues të profesionit të gazetarit/reporterit.

Andaj, me bindje e besimplotë se e drejta do të vihet në vend ashtu sic i ka hije një vendi që aspiron familjen Europiane, sot së bshku me avokaten time Arnida Çapi dorëzuam në Gjykatën e Tiranës padinë civile ndaj Lapsi.al dhe botueve të këtij portali Armand Shkullaku dhe Andi Bushati për artikullin shpifës ndaj meje me titull “Merkel i përgjigjet ftohtë pyetjes së parpërgatitur të Top Channel” datë 8 Korrik 2015, ku shpifet se: “Muhamed Veliu merr gjithnjë pyetje të gatshme nga zyra e shefit të qeverisë.

Nuk do doja kurrë të isha në një betejë ligjore përballë asnjë kolegu gazetar, por përballë cenimit te reputacionit tim professional dhe personal, jam i detyruar ti drejtohem Gjykates.

Thonë që drejtësi është e vërteta në veprim, për punën tonë e verteta nis që në orët e para të mengjesit e mbyllet bashkë me ditën tonë.

E nëse drejtësia jonë, drejtësia e këtij vendi, do të vendosë pikat mbi i për këtë cështje, gjithcka që do të më akordohet nga vendimi i gjykatës, si dëmshpërblim në formën mometare, do ta përdor në blerjen e literaturës dhe studime për shpifjen, të cilat do ti dhurohen Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Në mënyrë që gazetarët e ardhshëm të këtij vendi të kuptojnë më mirë se cfarë do të thotë ti përdorësh fjalët për shpifje.

Unë e dua këtë profesion, dhe nuk do lejojë askënd që vitet e investuara në të, të cënohen, dëmtohen dhe shtrembërohen nga qëllime meskine apo goditje poshtë brezit./Tema/

Next Post

Elbasan, kërkohej në Itali për vjedhje, arrestohet shqiptari ndërtues pallatesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Mot i keq me stuhi përfshin jugun e Italisë, shemben rrugë e varreza, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

January 20, 2026
“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

“Alarmante mungesa e energjisë në QSUT”/ Alimehmeti: Që prej tetorit spitali pa kontratë mirëmbajtje për gjeneratorët. Më 24 janar në shesh..

January 20, 2026
“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

January 20, 2026
105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

January 20, 2026
Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In