• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muç Nano: U shokuan pse thashë se gratë kosovare kanë fjetur me serbët

by A R
13/11/2018 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mustafa Nano ka nxjerrë një libër të ri me titull ‘Provocateur’, një botim i UET-Press.

Libri është një auto-intervistë që Nano bën me veten.

Në promovimin e librit, ai u shpreh:

“Ky libër është një autointervistë dhe unë kam zbuluar magjinë e autointervistës. Është një formë komunikimi që të jep mundësinë për t’u shprehur më mirë. Ti e di pyetjen që do të bëhet sepse ia bën vetes. Është një formë komunikimi me të cilën kam rënë në dashuri dhe mund ta përsëris. Më jep mundësinë të shprehem. Jam shprehur në mënyrë të thelluar në libër me disa çështje që unë i kam hedhur dhe për debat publik.

Në libër i mbroj më fort këto gjëra që i besoj akoma. Koha rrjedh, ne lexojmë dhe ndryshojmë por përgjithësisht për çështjet në debatet e fundit kam qëndruar në pozitat që kam qenë. S’kam bërë gjë tjetër vetëm se e kam bërë më solid argumentimin e kësaj çështjeje për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe bota Sllave.

Kam folur për fetë, për politikën shqiptare. Duke u marrë me këto gjëra unë i bëj të ditur lexuesit evolucionin tim në kohë se si kam ndryshuar. Kam ndryshuar. Një kapitull tjetër më i dashur është ai që është më delikat. Dua ta krahasoj me një patate të nxehtë. Patatet e nxehta më pëlqejnë, më djegin e më përvëlojnë duart por më pëlqejnë. Është kapitulli ku flas për marrëdhënien e Shqipërisë dhe vendeve fqinje.

Jam me tezën le të themi që armiqësia mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje është e vonë, jo e hershme. Këto armiqësi që kemi pasur rreth dy shekuj më parë në rastin më dramatik, ta transformojmë, ta kthejmë me kokë poshtë.

Problem janë dhe shoqëritë që kemi fqinje jo vetëm ne. Problem janë shoqëria greke me rastet e fundit etj. etj. Pjesë e rëndësishme janë masa të tëra fanatike që nuk lejojnë, nuk të inkurajojnë që ti, ti ndryshosh gjërat sepse janë mësuar me faktin që shqiptarët janë armiqtë tanë. Ashtu sikur ne jemi mësuar me faktin që serbët janë armiqtë tanë.

Dhe kush del thotë të kundërtën është tradhtar. Këtu, dua të prek një marrëdhënie timen që e preka dhe te Provokacija ime me audiencë le të themi kosovare. Janë zemëruar me mua prej tezës sime disa kosovarë qoftë për origjinën sllave të nënës së Skënderbeut, shokoi shumë njerëz. Edhe sikur ta kisha shpikur atë tezë nuk kishin pse të shokoheshin.

Në shtresën e aristokracisë është një gjë banale, e zakonshme. Po kështu ka skandalizuar teza ime tjetër që midis shqiptarëve dhe serbëve në harkun e shekujve, ngaqë ka pasur marrje dhe dhënie, ka patur dhe martesa, flirte dhe kjo ka bërë që në gjakun e serbëve të ketë sadopak shqiptarë si dhe anasjelltas. Kjo tezë tërboi shumë njerëz.

Tema më interesante është ajo e kapitullit të tretë ku unë flas për politikën, për Edi Ramën, Sali Berishën, Azem Hajdarin për personazhe të tjera ku shpjegoj një lloj revolucioni të timin politik ndër shumë vite. Është një libër që kush më ndjek në shtyp, ka arsye që këtë libër ta marrë dhe ta lexojë dhe nuk do mbetet i zhgënjyer”, u shpreh Nano.

“Duke qenë se kemi qenë fqinjë për shekuj me radhe, nën pushtime të njëjta, ato bizantine, serbe e më pas otomane, me siguri burra e gra edhe kanë fjetur me njëri- tjetrin, kanë fjetur gratë kosovare me burrat serbë dhe anasjelltas, kjo është matematikisht e saktë për mua”, tha disa kohë më parë Nano, duke shokuar mediat në Kosovës, sipas të cilave, kjo është një deklaratë skandaloze.

/b.d

Next Post
Tensione në Tiranë, protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në Bashki

Tensione në Tiranë, protestuesit tentojnë të hyjnë me forcë në Bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com