• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Muaji që zhvlerësoi (pothuajse) gjithçka

by S M
27/03/2020 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një muaj më parë ishim të gjithë në një situatë krejt të ndryshme nga kjo e sotmja. Kishim jetët tona normale, shkonim në punë, hynim e dilnim në shtëpitë, zyrat, në lokale, rrugë, tregje e kudo tjetër që të çon një ditë banale e njeriut normal. Prej njëzet ditësh egzistenca jonë, ashtu siç e dinim qëkur kemi ardhur në këtë botë, ka marrë një kthesë të fortë dhe dramatike. Kemi zënë të gjithë “transhetë“ tona familjare, si për të provuar edhe një herë aksiomën se streha e fundit mbetet gjithmonë shtëpia jote.

Paradigma e çmendur e marsit të këtij viti do të mbahet mend gjatë. Dhe do të mbahet mend nga shumë e shumë popuj kudo në botë. Një krizë gjigande në të cilën e sheh veten të përfshirë e gjithë raca njerëzore. Në harkun e njëzet ditëve kemi humbur të gjitha pikat e orientimit. Po aklimatizohemi në kushtet e karantinës, të mosdaljes nga hapësira e ngushtë e banesave tona, po mësojmë të zbatojmë distancimin social, një standart krejt i papranueshëm, sidomos për popujt mesdhetarë. Ndërsa të gjithë pyesim se kur do të mbarojë ky kalvar, sërish të gjithë bëjmë sikur i ikim pyetjes tjetër “a do të ketë ndonjëherë rikthim në normalitetin e dikurshëm“?

Shoqëria shqiptare e tridhjetë vjetëve të fundit, nuk ka qenë një ambjent i qetë dhe harmonik. Kemi kaluar trauma e drama të të gjitha përmasave, të cilat i rikujtojmë sot nga e para mes nesh për të vrarë kohën. Dhe nuk gjejmë, për fat, thuajse asnjë pikë takimi me këtë që po përjetojmë sot. As viti 1997 nuk qe i tillë, as fillimet e demokracisë me krizat e thella ekonomike, as përplasjet e përgjakshme politike nuk arritën kurrë në këtë shkallë përmbysjeje dhe tjetërsimi të egzistencës normale. Në marsin shqiptar ka ndodhur një çarje epokale, që s’dihet se kur dhe sesi do të ngjitet.

Në fillim të këtij muaji politika shqiptare bënte sikur nuk e shihte cunamin që po vinte nga Vuhani, e vazhdonte të përplaste shpatat. Ndërkohë që Evropa mbyllte stadiumet, teatrot e kinematë, në Tiranë bëhej thirrje për mbledhje turmash në sheshe dhe rrëzimin me dhunë të parlamentit. Sa qesharake, sa e papërgjegjshme dhe dritëshkrutër.

E gjitha kjo politikë miope, që sot e shohim të konsumohet në Kosovën fqinje, do të merrte një shuplakë përvëluese një javë më vonë, kur në një lavazh të periferisë, babë e bir të infektuar me Covid 19, do të na fusnin zyrtarisht si vend, në tunelin e errët të pandemisë. Ditët që historikisht i rezervoheshin mësuesve dhe grave, u kthyen në ditët e kyçjes brenda kolektive të një populli të tërë.

Marsi na ka futur me dhunë në një dimension të ri, ku shumëçka deri dje e pranueshme, edhe pse absurde, sot duket qesharake, meskine dhe banale. Me këtë thirrje të vrazhdë për t’u mbrojtur nga e rreziku për jetën, ky muaj ka vendosur në një kontekst të drejtë shumë nga dogmat e mitet urbane false, mbi të cilat është ndërtuar shoqëria shqiptare në dekadat e fundit.

Tani qëndrojmë mbyllur, numërojmë të vdekurit e të sëmurët dhe i kemi harruar totalisht vogëlsitë e një jete tjetër, e cila mbaron në ditët e para të këtij muaji fatal që po lemë pas. I kemi zbritur pretendimet në instiktin bazë: ruajtjen e jetës!

Do ta mbajmë mend gjatë marsin e vitit 2020. Me shpresë, kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, përtej dhimbjes dhe vragave që do të lerë pas, do të na ketë bërë gjithashtu edhe pak më të mirë.

Next Post
Lulzim Basha, s’ka pse shfajësohet për uljen në tryezë

Ambasadori Soreca, si “‘rrufepritës” i zemërimit opozitar me negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com