• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Soreca, si “‘rrufepritës” i zemërimit opozitar me negociatat

by Mero Baze
27/03/2020 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha mund të gjente ndonjë arsye më serioze për të sulmuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Për shembull, për paraardhësen e tij, zonjën Vlahutin, ishte më atraktiv. Asaj i gjente dashnorë, i gjente “vila” private, që në fakt ishin zyra të BE, i gjente atë parukieren ku rregullonte flokët, dyqanin ku blinte çizmet, e plot të ‘meta’ të tjera, për të treguar që ajo ishte armike e vendosur e demokracisë dhe mbështetëse e Edi Ramës.

Me atë nuk i dilte e keqja, pse u puth me ambasadorin Donald Lu, ndërsa Berisha votoi i detyruar dhe i frikësuar në sallë, reformën në drejtësi, më 22 korrik 2016.

I dukej poshtërim i madh që e kishin detyruar të votonte një gjë që e urrente, dhe pastaj “përdhunuesit” e tij, putheshin sipër kokës, në llozhën e Kuvendit.

Ambasadori Soreca nuk ka shumë faj për reformën, se ka ardhur vonë, kur ajo ishte bërë. Por sulmi ndaj tij sot ishte Iipritshëm. Biles unë me humor e kam paralajmëruar qysh mbrëmë tek rubrika e humorit. Sot ambasadori Soreca nuk mund të shpëtonte pa u sulmuar. Këshilli Europian, që është hallka e fundit që hap dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë, konfirmoi vendimin me unanimitet.

Kjo nuk është pak. Për këtë ditë, ose më qartë, kundër kësaj dite, Sali Berisha ka dy vjet që bën luftë. Ka bojkotuar Parlamentin, ka bojkotuar zgjedhjet, ka bërë tre muaj luftë në barrikada me molotov, dhe po bëhej gati për një revolucion të dytë bashkë me presidentin, por epidemia ua ndali vrullin dhe i ka mbyllur tek vilat në Lalëz.

Ndaj sot, i vetmi armik në dispozicion të opozitës mbetej ambasadori Soreca. Për t’u thënë shqiptarëve që nuk kanë fituar asgjë, dhe për më tepër, për t’u treguar shqiptarëve se Europa nuk është ëndërra juaj, por është më keq se Edi Rama, ai ju turr sot ambasadorit Soreca, duke i veshur gjithë epitetet e “ezhdërhasë digitale”, si mafioz, i korruptuar, mashtrues, servil i Edvin Çekapit etj.

Bëhet fjalë për ish- prokurorin e antimafias italiane, që i ngriti kokën Italisë, pasi mafia ekzekutoi dy prokurorët e famshëm në jug të Italisë. Bëhet fjalë për ambasadorin Soreca, që për vite të tera ishte një nga zyrtarët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

E keqja nuk është se s’ka gjetur ndonjë arsye serioze për ta sulmuar, por dhe më shumë se kaq. Ka gjetur një arsye emailin, që lidhet më shumë me Lulzim Bashën, se me Sorecën. Duke sulmuar ambasadorin Soreca, në emër të Lulzim Bashës, po përpiqet ta hedhë dhe atë në betejë kundër Bashkimit Europian pse i hapi negociatat Shqipërisë.

D.m.th Berisha ka sulmuar ambasadorin Soreca, se sipas tij, nuk e ka lënë më shumë se dy orë në Tuitter një postim të tij për bisedën e Lulzim Bashës me komisionerin e BE për zgjerimin, Oliver Verhelyi. Vet Lulzim Basha nuk është ankuar për këtë gjë.

Por Sali Berisha më shumë ka reaguar të përfshijë Lulzim Bashën në pisllëkun e tij anti-perndimor, se sa ka ndonjë shqetësim real nga kjo histori.

Dhe bash për këtë e ka etiketuar ambasadorin si mafioz dhe trafikant, për t’i treguar po ashtu Lulzim Bashës, se duhet të zgjedhë mes mafias europiane dhe atij, Sali Berishës. Ai po sillet fiks si njeriu që jo vetëm kontrollon çfarë thotë e bën Lulzim Basha, por dhe çfarë bëjnë e thonë të tjerët për të.

Në një ditë si kjo, kur Shqipërisë ju konfirmua zyrtarisht hapja e negociatave, Sali Berisha nuk mund të mos mungonte të bënte një shenjë të fortë zemërimi dhe hakërrimi kundër kësaj ngjarje. Dhe ta bënte duke marrë me vete dhe Lulzim Bashën.

Kaq është e gjitha zoti ambasador! Mos e merr seriozisht si sulm, por merre seriozisht hallin e tij dhe mëshiroje. Është shpërthimi i zemërimit të një njeriu që nuk ja doli dot ta ndalë këtë ditë. Dikush duhet të bëhej viktimë e këtij zemërimi. Dhe ti je më i përshtashëm për këtë gjë.

Next Post
“Po e djeg koronavirusin”, Kujtim Gjuzi shfaqet duke pjekur mish në hell pas lajmit se është i infektuar (Foto)

“Po e djeg koronavirusin”, Kujtim Gjuzi shfaqet duke pjekur mish në hell pas lajmit se është i infektuar (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

September 26, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

September 26, 2026
EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

September 26, 2026
EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

September 26, 2026
Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

September 26, 2026
“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

Ra në rrymën elektrike teksa punonte në varkë, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com