• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MSH vijon punën për dy paketat e shërbimit laboratorik dhe radioterapinë

by A R
22/02/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë, Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Rajoni i Toskanës, Itali, organizuan në Tiranë konferencën me temë “Implementimi i DRG në Shqipëri: Çështjet dhe Zhvillimet e fundit”. Konferenca u mbajt në kuadër të projektit.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, si dhe drejtuesë dhe profesionistë të shëndetësisë në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Ambasatori Cutillo u shpreh midis të tjerash se “ky projekt ishte një mundësi e mirë për të mbështetur një histori të partneritetit të suksesshëm me Rajonin e Toskanës, i cili është një nga shembujt e shkëlqyer të përvojës më të mirë italiane në fushën e shëndetit publik dhe organizimit efikas të shërbimeve shëndetësore në territorin.” Po ashtu, u shpreh më tej ai, “Analiza e kostove sipas DRG-ve ka një potencial veçanërisht të madh për përsosjen e shërbimeve spitalore, duke mundësuar maksimizimin e produktivitetit të shërbimeve shëndetësore, përmes futjes së një sistemi të ri të Informimit Shëndetësor, në bazë të një programimi më efektiv të shpenzimeve shëndetësore të spitaleve.

Ministri Beqaj, shprehu falënderimet për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, duke sjellë në vëmendje se, edhe gjatë periudhës që ai është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, bashkëpunimi ka qenë i ngushtë dhe i frytshëm, sepse njëherësh ka ekzistuar pesë projekte.

“Ky i sotmi është një moment i rëndësishëm i përmbylljes së një hapi, por që në fakt, është vetëm hapi i parë. Sepse, në fakt, ajo çfarë na pret më tej, ajo është sfida më e madhe! Është sesi do të jemi në gjendje që të zbatojmë këtë mënyrë, e cila pazgjidhshmërisht ka dhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm, mënyrën e financimit sipas kësaj mënyre pagese, dhe padyshim, mënyrën ndryshe të menaxhimit të spitaleve”, u shpreh Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë bëri të ditur se hapat e parë të fillimit të financimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me paketat shëndetësore kanë nisur që në vitin 2014, duke sjellë në vëmendje, se janë miratuar 10 paketa të tilla. “Hapat e parë të fillimit të financimit me paketa, i kemi filluar që në 2014-ën. Zgjodhëm atëherë si prioritare ato shërbime, në të cilat, ishim të vetëdijshëm që nuk plotësonim dot nevojat me shëndetësinë publike dhe donim të kontraktonim edhe ofruesit jopublikë të kujdesit shëndetësor. Dhe kemi, të paktën, të miratuara 10 paketa”, nënvizoi Ministri i Shëndetësisë.

Beqaj solli në vëmendje edhe dy të dhëna të cilat janë si rezultat i punës së bërë gjatë këtyre tre viteve e gjysmë në krye të Shëndetësisë shqiptare. “Shpenzimet nga xhepi të shqiptarëve për shëndetësinë, sipas anketës së buxheteve familjare, në vitin 2015 janë 50 milionë euro më pak se sa në vitin 2014”, theksoi Beqaj teksa shtoi se “një informacioni i dal para pak javësh që bazohet në një vlerësim të opinionit publik që është bërë katër vite rresht në fund të vitit, besimi i shqiptarëve tek shëndetësia publike është 50%. Në pamje të parë nuk është shifër pozitive, që do të thotë një në dy shqiptarë nuk kanë besim tek shëndetësia publike. Por në Dhjetor 2013 kemi qenë 30%. Që do të thotë, në tre vjet jemi rritur nga një në tre shqiptarë që na besonin, në një në dy shqiptarë”./b.d

Next Post
Sot kthjellime dhe vranësira, parashikim për çdo zonë

Sot kthjellime dhe vranësira, parashikim për çdo zonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In