Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho beson se Lionel Messi është arsyeja kryesore e suksesit të Barcelonës në dekadën e fundit.
Sipas tij nëse Messi do të largohej nga Barcelona, i gjithë futbolli botëror do të pësonte ndryshime.
“Në 10 vitet e ardhshme pa Leo Messin, harta e futbollit evropian do të ndryshoj. Barcelona ka fituar shumë në vitet e fundit me Frank Rijkaard, Pep Guardiola dhe Luis Enrique, por gjithmonë me Leo Messin”, tha Mourinho.
Barcelona gjatë kësaj periudhe ka fituar 22 tituj, përfshirë këtu 6 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve, ndërsa është në finale edhe këtë edicion.









