• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Motrat tutore mbeten pas hekurave, ‘punësonin’ vajzat e vafëra si modele, pastaj i shfrytëzonin për prostitucion

by Java News
17/06/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 25-vjeçare u deklarua fajtore nga Gjykata e Tiranës si autore e shfrytëzimit për prostitucion e të paktën dy vajzave në kryeqytet e qytete të tjera të vendit. Sipas Gjykatës, Armonela Qama, në bashkëpunim me të bashkëpandehurin Ledian Gjoni, kishin rekrutuar si prostituta dy femra, të cilave u siguronin edhe klientët. Më tej Gjoni i dërgonte vajza te klientët dhe pas përfundimit të “misionit”, ndanin fitimet e siguruara në bazë të pagesave që ishin bërë.

Sipas Gjykatës, të pandehurit kishin shfrytëzuar faktin që dy vajzat që pranuan të prostituonin ishin në një gjendje të vështirë ekonomike. Qama dhe Gjoni janë vetëm dy nga të arrestuarit e operacionit policor “Rekrutimi” në tetor të vitit 2016.

Procesi gjyqësor ndaj Armonela Qamës dhe Ledian Gjonit përfundoi pak ditë më parë. Ata u deklaruan fajtorë për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe u dënuan përfundimisht me nga 4 vjet e 8 muaj burg. Në të njëjtën dosje u fajësua edhe motra e të pandehurës Qama, 23- vjeçarja Ina Qama.

Ajo u fajësua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe u dënua me gati 1 vit burg. Sipas Gjykatës, Ina Qama kishte penguar zbardhjen e ngjarjes, për shkak se, pas arrestimit, kishte porositur një prej vajzave të shfrytëzuara të mos fliste. Gjykata urdhëroi lirimin e saj nga qelia, për shkak se dënimi ishte konsumuar me kohën e paraburgimit. Ndërsa i pandehuri Ardit Sh. u dënua me 1 vit burg për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

SHFRYTEZIMI

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, procedimi penal ndaj të akuzuarve ka nisur pas një informacioni të siguruar në rrugë operative nga policia se shtetasja Maria Th. ushtronte prostitucion në vende të ndryshme në Tiranë. Nga hetimi ka rezultuar se Maria Th. dhe Alma P. shfrytëzoheshin për prostitucion nga Armonela Qama dhe Ledian Gjoni. Ato kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me klientë të ndryshëm në Tiranë, si dhe në qytetin e Fierit dhe në një lokal të muzikës tallava në zonën e Patosit.

ARRESTIMI

“Në datën 2.10.2016, shtetasit Ledian Gjoni, A.Sh. Alma P. dhe Z.H. janë kapur në flagrancë në Kukës. Lediani i kishte siguruar dhe dokumente të falsifikuara për të ushtruar prostitucion shtetases Alma P. Transporti i Almës po bëhej nga shtetasi Z.H., me profesion taksist.

Nga hetimi doli se taksisti nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Shtetasit Ledian Gjoni, Ardit Sh. dhe Z.H. janë arrestuar në flagrancë, kurse shtetasja Alma P. është pyetur më pas nga policia. Shtetasja Armonela Qama është ndaluar me iniciativë, pasi kishte rrezik ikjeje.

Kjo shtetase është drejtuesja e veprimtarisë në fushën e prostitucionit, kurse shtetasja Ina Qama ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në 2.10.2016, ajo ka qenë së bashku me Armonelën dhe shtetasen Maria Th. Ina Qama është kapur në rrugën “Loni Ligori” dhe është personi i cili ka deformuar të vërtetën, duke i thënë Marias që të mos fliste. Ky fakt del dhe nga deklarimi i shtetases Maria Th.”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

PERGJIMI AMBIENTAL

Nga përgjimi ambiental i datës 3.10.2016 del se të dyshuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar. Nga ky përgjim del dhe veprimtaria e paligjshme e shtetasve Ledian Gjoni dhe Armonela Qama, që në përgjim i thërrasin shkurt “Nela”.

Nga përgjimi konfirmohen edhe dëshmitë e të dëmtuarave që janë shfrytëzuar. Vetë Armonela Qama e ka pranuar faktin se ka pasur kontakte dhe lidhje me vajzat e shfrytëzuara. /Panorama

ma.me

Next Post
Meta 3 orë drekë me Ramën: Folëm për ‘Loro Boriçin’, koalicioni nuk ka pse diskutohet

Kërcënimet e Metës, Rama: Përfshirja e Presidentit e bën fushatën të çuditshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In