• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Motra e Nuredin Dumanit punon në MEPJ? Reagon Ministria: E vërteta e certifikatës nga DSIK

by A R
19/06/2022 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e Nuredin Dumanit, personit të arrestuar për dhjetëra vrasje me pagesë, Xhuljana Dumani rezulton se është pajisur edhe me certifikatë sigurie pasi punon në zyrën e marrëdhënieve me NATO-n në dikasterin e diplomacisë.

Pas lajmit të bërë publik dje, vjen reagimi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

DEKLARATË PËR SHTYP MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me çertifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D.

Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:

Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombëtar i Praktikave të Punes, te Ministrisë se Arsimit, në zbatim te VKM nr. 395, datë 29.04.2015, “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike” e ndryshuar.)

Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.

Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to.

/a.r

Next Post
Pasi bllokoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca paraqet dokumentin për zgjerimin e BE

Shumica qeverisëse e Macronit në rrezik! Sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë

Comments 1

  1. D.S. says:
    4 years ago

    Ehhhh sa shume flet ky rast….flet me heshtje…
    Djali im nuk u perzgjodh dot ne kete funksion a ne ndonje funksion tjeter , sepse kishte mbaruar shkollen ne Torino-Itali me note maksimale absolute ..kishte here master ne Toronto-Kanada me note absolute…
    Nuk kishte ku ta perzgj8dhte Ministria….me Shqiperi…
    E perzgjodhi …..motren e N. D.
    O Shqiperi e njera Shqiperi qe guxohet she dilet edge per sqarim publik..

    Reply

Leave a Reply to D.S. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

February 4, 2026
Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In