• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Motorë uji, gomone dhe skafe! Bllokohen 41 mjete lundruese në jug të vendit

by A R
10/06/2025 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Kufitare ka bllokuar 41 mjete lundruese gjatë ditëve të fundit, kryesisht në jug të vendit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mjetet e bllokuara janë 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe.

Po ashtu, drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuar me masa të ndryshme administrative, për shkeljet që kanë kryer.

Policia i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Ksamil – Vlorë

Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit ????️⛵️????, për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri ❌.

✅Bllokohen 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe).

❗️Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:

•3 për shkelje të perimetrit të sigurisë – masa administrative 100 000 lekë secili;

•2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord – masa administrative 30 000 lekë secili;

•1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë – masa administrative 100 000 lekë;

•1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues – masa administrative 20 000 lekë;

•34 për mungesë të dokumentacionit në bord – masa administrative 10 000 lekë secili.

Policia Kufitare e Vlorës apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, në të gjithë vijën bregdetare.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

Next Post
“11 Maji ka qenë masakër”, Lapaj: Kemi çuar fakte në SPAK dhe tek ndërkombëtarët

“Votoni Gjeneralin, por votoni numrin 5!”, Lapaj: Si na i dogji PS-ja mbi 15 mijë vota...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In