Italiani Andrea Iannone fitoi sot Çmimin e Madh të Austrisë duke dalë para bashkëpatriotit të tij Andrea Dovizioso, duke i dhururar një dopietë ekipit Ducati, e para që prej vitit 2010.
Pista e shpejtë e Red Bull Ring në Spielberg duket sikur është krijuar për dy motorët e fuqishëm të Ducati dhe dy italianët e bënë punën siç duhet, podiumin e mbylli spanjolli Jorge Lorenzo me motorin e tij Yamaha./a.k