I gjithë territori i Shqipërisë paraqitet kryesisht i vranët por në zonat Jugore do të ketë edhe kthjellime të shkurtra gjatë paradites.
Pasditja mbetet nën ndikimin e motit të vranët por mundësia për reshje në territor vlerësohet thuajse zero, përjashtuar ekstremin kufitar Pogradec- Korcë-Bilisht ku mund të ketë reshje të papërfillshme dhe të izoluara. Vranësirat do të mbeten dominante edhe gjatë orëve të natës, në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante në mesditë duke ruajtur maksimumin territorial prej 22 °C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./a.m.