• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq në Shqipëri, ngricat dhe dëbora “pushtojnë” vendin 

by Java News
07/01/2017 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i ftohtë ka pushtuar vendin prej disa ditësh, e ndërsa temperaturat në minus gradë celcius kanë vijuar edhe gjatë natës. Situata paraqitet paksa më problematike, e shkak për këtë janë bërë ngricat që kanë mbuluar disa akse kryesore në vend. Dëbora dhe ngricat kanë pushtuar veriun ku mësohet se shumë fshatra dhe rrugë janë të bllokuara nga reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë në 24 orët e fundit.

Dibër
Temperatura në qytetin e Dibrës ka arritur deri në -15 gradë celcius e ndërsa në Bulqizë dhe Peshkopi deri -20 gradë celcius. Për shkak të ngricave të shumta në disa fshatra mungon uji i pijshëm. Prej mëse tre ditësh Lura, Kalaja e Dodës dhe Trebishti janë të bllokuara. Gjithashtu raportohet se paksa problematike është situata në aksin Peshkopi- Milot ku edhe me zinxhirë është i vështirë qarkullimi.

Kukës
Qarku i Kukësit gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur reshje por fenomeni i uljes së temperaturës ka vazhduar më tej. Lartësia e borës varion në qytete nga 20-30 cm e në zona rurale deri në 1,2 m në Q.Shllak. Në orët në vazhdim nuk priten reshje por do të vazhdojë fenomeni i uljes së mëtejshme të temperaturës. Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta. Nuk është raportuar për problematika të veçanta por mbeten të bllokuara Nja Grykë-Çajë,Kalisë,Arrën ,Surroj,Zapod , Topojan,Shishtavec,Malzi, e
shumë fshatra në bashkitë Has e Tropojë

Rruga e Kombit
Rruga e Kombit vijon të ketë qarkullim të kufizuar për mjetet tonazhit të rëndë. Prania e dëborës dhe ngricave kane vështirësuar qarkullimin i cili kryhet vëtëm me zinxhirë. 10 mjete borëpastruese po përshkojnë segmentin nga Tuneli i Kalimashit në Morin,duke hedhur edhe kripë,por temperaturat kanë zbritur shumë. Gjithashtu mësohet se 24 orët e fundit fluksi i lëvizjeve ka qenë më i lartë për shkak të emigranteve kosovarë që kthehen në vendet e perëndimit. Kompania sipërmarrëse po  punon për të vëndosur situatën në kontroll, pasi reshjet kanë pushuar por hera herës krijohen probleme nga stuhitë e dëborës.

Lezhë
Në qarkun e Lezhës  janë të bllokuara njësitë administrative të Fanit, Selitës, Oroshit dhe Kaçinarit në  Mirditë. Trashësia e dëborës ka arritur nga 20 deri në  100 cM. Mësohet se rrugët e disa fshatrave janë të bllokuara. Lëvizja në rrugën e Kombit nga Repsi në Kalimash është e kalueshme vetëm me zinxhir pasi ka prezencë ngricash. Në lez Lezhëhe është bllokuar dhe njësia administrative e Ungrejt.

ma.me
Next Post
Deputeti që mori mandatin e Tahirit: Ai më futi në politikë, më vjen keq që e zëvendësoj

Deputeti që mori mandatin e Tahirit: Ai më futi në politikë, më vjen keq që e zëvendësoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com