• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i paqëndrueshëm/ Eksperti: Rritja e temperaturave po shpejton shkrirjen e akullnajave alpine

by
05/07/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrueshme dhe të rrezikshme pasi temperaturat në rritje, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po dëmtojnë ato që konsideroheshin prej kohësh si shtresa të fjetura, pothuajse të fosilizuara akulli.

Ekspertët thonë se këto akullnaja po dëmtohen në brendësi, duke e bërë pothuaj të pamundur parashikimin e saktë të shembjes së tyre. Shembja e një akullnaje alpine të dielën në Itali shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve.

Italia po përballet me një valë të nxehtë të fillimit të verës dhe vëmendja është përqendruar në ndikimin e thatësirës tek të korrat në luginën pjellore të Po-së.

Më në veri, shembja e një akullnaje në malin Marmolada, e cila ndodhet në një lartësi prej mbi 3,300 metrash, shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve.

”E njoh shumë mirë atë akullnajë. Vërtet u befasova. Para këtij incidenti, nuk do të kisha menduar se akullnaja në malin Marmolada ishte e rrezikshme. Ajo ndikohet shumë nga shkrirja dhe tkurrja e akullit për shkak të nivelit të lartësisë në të cilën ndodhet dhe konsiderohej si një akullnajë tipike, që po pësonte tkurrje dhe që mund të zhdukej në vitet e ardhshme. Pra, ishte vërtet e papritur të shihje një shembje të tillë të akullnajës, e ndikuar kaq shumë nga ndryshimet klimatike”, thotë Giovanni Baccolo, studiues i akullnajave në Universitetin e Milanos.

Temperatura, që normalisht është nën zero në malin Marmolada, arriti në dhjetë gradë Celsius të shtunën (më 2 korrik), tha në fundjavë guvernatori rajonal i Venetos, Luca Zaia.

Një masë e madhe akulli u shemb afër Punta Rocca, në rrugën që zakonisht përdoret nga alpinistët për të arritur majën e malit, tha njësia italiane e kërkim-shpëtimit për Alpet.

Eksperti i akullnajave Giovanni Baccolo paralajmëroi alpinistët e guximshëm, që shkojnë në male për t’i shpëtuar vapës së verës, të jenë të kujdesshëm, sepse temperaturat e larta po dobësojnë strukturën e akullnajave.

”Meqenëse ndryshimet po ndodhin në brendësi të akullnajave, është e vështirë, thuajse e pamundur, të parashikohet se ku mund të ndodhin shembjet. Kjo shpesh nuk mund të bëhet deri në momentin e fundit, kur ndoshta është tepër vonë”, thotë zoti Baccolo

Ai thotë se ekspertët ende nuk dinë shumë mbi procesin e shkrirjes ose të zhdukjes së akullnajave.

“Për shembull, të dielën (më 3 korrik), diçka e paparashikueshme dhe me pasoja tragjike ndodhi, sepse akullnaja nuk mundi të rrinte ngjitur në faqen e malit për shkak të temperaturave të larta dhe shkrirjes së akullit. Mendoj se tani ekspertët duhet të jenë më të kujdesshëm në studimin e akullnajave që po shkrihen, fazat përfundimtare të të cilave mund të jenë më problematike sesa mendohej më parë”, thotë eksperti italian i akullnajave./ Marrë nga VOA

/e.d

Next Post
“Do martohet shumë shpejt”, moderatori nxjerr sekretin e këngëtares shqiptare

“Do martohet shumë shpejt”, moderatori nxjerr sekretin e këngëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In