Kryeministri Edi Rama është shprehur sot, 10 janar, se vijon puna për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq i ditëve të fundit.
Lajmin Rama e ka dhënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë edhe foto nga puna në terren.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, ju uroj një fundjavë të mbarë.” shkruan kryeministri.











