Moti i keq me ere dhe reshje shiu behet shkak per anulimin e lundrimit detar ne Vlore.
Porti Detar i Vlores informon kete mesdite se “Trageti i linjes Vlore- Brindisi nuk do te lundroje drejt Italise”.
Nderkohe mbetet i pezulluar lundrimi per anijet e peshkimit dhe mjete e vogla lundruese, deri ne nje njoftim tjeter ne varesi te kushteve te motit.
“Porti Detar” Vlorë sh.a, ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 28.02.2020, trageti “Galaxy” nuk do të niset nga porti i Vlorës. Pas përmirësimit të kushteve të motit trageti do të niset drejt portit të Brindisit në datë 29.02.2020“, thuhet në njoftimin e portit.
g.kosovari