Moti i keq në Fier ka shkaktuar dëme në sistemin elektrik, ndërsa qyteti ka ngelur pa ujë të pijshëm. Si pasojë e erës së fortë, ka pasur dëmtime të linjave të tensionit të lartë dhe të mesëm, linja që furnizojnë me energji elektrike stacionin e pompimit të ujësjellësit të Fierit në Kafaraj. Grupet e punës së OST dhe OSHEE ndodhen në terren, për riparimin e defekteve.
ma.me