• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Moti i keq/ Hapet rruga e Arbrit, mbi 200 mjete ishin të bllokuara

by Java News
23/01/2023 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht situatës në përmirësim, ende ka akse rrugore të bllokuara si pasojë e motit të keq të ditëve të fundit.

Rruga e Arbrit u zhbllokua vetëm dje, pasi rreth 200 automjete ishin bllokuar për orë të tëra për shkak të reshjeve të dendura të borës. Reshjet e dëborës në qarkun e Dibrës janë ndërprerë, por temperaturat e ulëta vështirësojnë lëvizjen në rrugë, për shkak të ngrirjes së borës.

Në përditësimin e situatës nga Ministria e Mbrojtjes pasditen e djeshme, nënvizohet se po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, Qafë-ThorëThesh, Dushaj-Lekbibaj. Sakaq, nuk kanë munguar ndihmat për familjet në katër bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit, sipas MB.

SITUATA

“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e Emergjencave Civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA, po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka pasur kërkesë për ndihmë. Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore.

Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë. Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës”. Këtë njoftim për shtyp ka bërë publik Ministria e Mbrojtjes ditën e djeshme, duke lënë të nënkuptuar se e keqja është hedhur pas krahëve tashmë dhe se po punohet në nyjet nevralgjike, aty ku gjithnjë shfaqen problematika në qarkullim me uljen e temperaturave dhe reshjet e borës.

Një panoramë më të detajuar të qarkullimit ka paraqitur Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH), i cili apelon shoferët për kujdes të shtuar në disa zona. “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës mbi 1 metër. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, sqaron ARRSH.

PASOJAT E MOTIT

Më problematike situata paraqitet në qarkun Shkodër, ku prej reshjeve me intensitet të lartë të dëborës, të shoqëruara me rënie ortekësh aksi Qafë ThorëTheth është i pakalueshëm. Si pasojë e motit të keq, kanë mbetur 1220 hektarë tokë nën ujë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Nga 56 shkolla, ku ishte pezulluar mësimi, ditën e nesërme procesi do fillojnë normalisht në 43 prej tyre, por për shkak të motit të keq, në 13 prej tyre mbetet i pezulluar. Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është totalisht jashtë funksionit.

Gjithashtu, në disa rrugë është e pamundur të qarkullohet përveçse me automjete të larta, për shkak se ka prani të madhe të ujit. Ndërkohë rënia e ortekëve ka sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës. Në këtë zonë dendësia e dëborës arrin mbi 1 metra. Situata në qarkun e Lezhës e shkaktuar nga moti i keq, është përmirësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të shiut, 530 hektarë tokë janë të përmbytura. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë paraqitur problematika. Ndërkohë pavarësisht reshjeve të shiut dhe të dëborës, nuk janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve. Ndërsa në Dibër, në rrugën e Arbrit është qetësuar situata dhe vijon qarkullimi i lirë i automjeteve.

 

Next Post
Rrokadë në policinë e Korçës, zbardhen emrat e drejtuesve të komisariateve

Rrokadë në policinë e Korçës, zbardhen emrat e drejtuesve të komisariateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In