• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq/ Emergjencat Civile shpërndajnë mbi 500 pako ushqimore për zonat e thella të qarkut Shkodër

by Java News
02/02/2022 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 500 pako kryesisht me ushqime dhe detergjentë u shpërndanë nga Agjencia Kombëtare të Emergjencave Civile në bashkitë Pukë dhe Malësi e Madhe. Pakot ushqimore u siguruan nga Rezervat Materiale të Shtetit pas kërkesës së bërë nga kryetarët e këtyre bashkive dhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni.

Konkretisht, në bashkinë Pukë u transportuan 300 pako, ndërsa në atë të Malësisë së Madhe 205 të tilla. Pakot në këto zona të thella u dërguan në ndihmë të familjeve në nevojë, ato me probleme sociale, shëndetësore apo të moshuar që jetojnë vetëm dhe që kanë hasur vështirësi të theksuara nga moti i ashpër dhe temperaturat e ulëta.
Në bashkinë Malësi e Madhe pakot u dërguan në njësinë administrative Kelmend ku ishin të pranishëm prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj.

Prefektja e Shkodrës theksoi mbështetjen e autoriteteve, jo vetëm për banorët e fshatrave të thellë të qarkut, por edhe për bagëtitë e tyre gjatë këtyre ditëve me reshje bore dhe temperatura ekstreme. “Menjëherë sapo morëm njoftimin për situatën e vështirë në të cilën ndodheshin disa familje, bëmë të mundur që brenda 24 orëve ne t’i përgjigjemi nevojave konkrete. Ne kemi një situatë të tillë emergjente edhe në Pukë ku kemi dërguar një sasi paketash ushqimore sipas kërkesave të banorëve që ndodhen në vështirësi. Në rang qarku janë shpërndarë 507 pako ushqimore, po kështu edhe detergjentë. Pritet të vijë edhe një sasi bazë ushqimore për gjënë e gjallë.”- u shpreh prefektja Angoni.

Pakot iu dorëzuan kryetarëve të 8 fshatrave të Kelmendit, siç janë Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnje, Nikç, dhe Vukël, për t’iu shpërndarë më pas banorëve në shtëpitë e tyre, ndërsa në Pukë pakot u shpërndanë për fshatrat e thellë të njësive administrative Qelëz, Qerret, Gjegjan dhe Rrapë./m.j

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Next Post
Kryeprokurori italian: Mafia shqiptare, më e rrezikshme se ‘Ndragheta’. E dhunshme, inteligjente, me lidhje të forta në Itali, vendet e Ballkanit e Kolumbi!

Kryeprokurori italian: Mafia shqiptare, më e rrezikshme se ‘Ndragheta’. E dhunshme, inteligjente, me lidhje të forta në Itali, vendet e Ballkanit e Kolumbi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In