• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Moti i keq/ Elektriçisti humb jetën në Tropojë, shtrëngatat sjellin probleme nga Veriu në Jug

by A R
03/02/2018 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tropojë ku një elektriçist i OSHEE ka humbur jetën në krye të detyrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rragan të Tropojës ku elektriçisti 32-vjeçar ndodhej për të riparuar një defekt të shkaktuar nga moti i keq.

Raportohet se shtetasi me inicialet F.H. ra në komtakt me energjinë elektrike duke humbur jetën. Ai u transportua në spital por mbërriti atje pa shenja jete. Elektriçisti ishte nga fshati Luzhe i Tropojës.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Situata nga moti i keq

Përgjatë orëve të fundit moti mbi vend është përkeqësuar së tepërmi me reshje intensive shiu dhe erëra të fuqishme. Reshjet e shiut në formë shtrëngatash kanë sjellë probleme me qarkullimin në shumë zona të vendit ku më problematike situata është në Gjirokastër. Uji i Viroit ka dalë mbi nivelin e urës duke bllokuar për pasojë rrugën për në Gjirokastër. Situata paraqitet probelamtike edhe në zonën e Beratit ku niveli i lumit Osum është rritur së tepërmi.

Ndërkohë, në këtë qytet, ka ndodhur edhe aksidenti i parë si pasojë e motit të keq. Një automjet ka rrëshqitur nga lagështira dhe ka përfunduar në ujrat e lumit Osum.

Fatmirësisht 24-vjeçari që udhëtonte me mjetin në fjalë ka mundur të dalë në kohë duke i shpëtuar vdekjes. Në zonat e veriore, në disa akse rurale janë krijuar probleme si paosjë e rrëshqitjes së dherave. Ndëkrohë, rrezik përbëjnë edhe shkëmbinjtë në këto zona që mund të shkjëputen nga majat e kodrave.

Moti i keq ka përfshirë edhe Tiranën ku reshjet e shiut janë shoqëruar me erëra të fuqishme. Disa pemë si dhe një shtyllë e tensionit të lartë janë rrëzuar. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në këto episode. Autoritet portuale ndërkohë kanë pezulluar qarkullimin detar për shkak të dallgëve të larta. Policia nga ana e saj ka rritur prezencën në akset rrugore në vend. Uniformat blu bëjnë apel për kujdes nga qytetarët në zonat problematike./a.m.

/a.m.

Next Post
Rrëfimi/ Viti i Sadijes pa Dritëroin

Rrëfimi/ Viti i Sadijes pa Dritëroin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In