• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi/ Viti i Sadijes pa Dritëroin

by A R
03/02/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritëro Agolli prej një viti nuk është më fizikisht mes nesh. Por është me poezinë e prozën e tij. Jeton në kujtimet dhe ndjesitë e familjarëve dhe të miqve, të cilët e kujtojnë këtë fundjavë. Nëpërmjet historive, tregimeve apo recitimeve.

Në këtë vit të parë të mungesës, bashkëshortja e tij, redaktorja e e veprës së Dritëroit, Sadije Agolli e ka të vështirë të gjejë fjalët.

Top Channel: Si kanë qenë për ju këto ditë pa Dritëroin?

Sadije Agolli: Më ka ndjekur gjithmonë hija e tij. kam qenë gjithmonë e të. megjithatë i thërrisja mendjes se duhet të mblidhesha që ti bëja të gjitha nderet ashtu siç i meritonte. Dhe kam pasur fëmijët në krah. Elonën dhe Artanin, por edhe gjithë miqtë që kanë marrë në telefon, duke më dhënë zemër dhe kurajo. Pastaj duke parë gjithë dorëshkrimet e tij, gjithë këto kohë e mbushja ditën me to.

Top Channel:
 Çfarë do të bëhet me dorëshkrimet e shumta që ai ka lënë? Keni ndonjë plan për t’i botuar ato?

Sadije Agolli: 
U botua Libri i Aforizmave. Tani do të dalë edhe libri “Dashuri në moshën e Krishtit”. Kështu që duket sikur jeton. Unë kam qenë edhe bashkëshorte, edhe redaktoja e tij. Kështu që i kam lexuar dhe i kam kaluar të gjitha nëpër duart e mia.

Unioni i Gazetarëve i dha asaj certifikatën pena e gazetarit. Për të cilën ajo ka një falenderim të veçantë kur kujton vitet e veta si gazetare.

“Dritëroi kishte gjetur tregimet e mia dhe i kishte mbledhur në një dosje. Disa reportazhe që kisha shkruar për artistët e kinemasë dhe teatrit i kishte mbledhur dhe thoshte që do të vijë koha dhe do ti botosh. Dhe Elona i gjeti ato. kështu që mendoj që nuk kam qenë gazetare e keqe. Bër edhe unë një emër, sidomos në shkrimet kritik për problemet e arsimit dhe të shkollave”, tregon Sadija.

Top Channel: Si ishte të bashkëjetonte një shkodrane me një devolli?
Sadije Agolli: Në fillim çdo çift e ka të vështirë të bashkëjetojë me njëri tjetrin. Derisa të mësohen me njëri tjetrin. Sigurisht është dashuria ajo, më madhja që nuk i ve re veset e njëri tjetrit. Por më vonë ka vështirësira, se secili kishte trashëguar nga krahina e vet. Por gjithmonë jemi munduar ti zbusim gjërat. Unë bile edhe kam shkruar këtë.

Top Channel: Si e keni pritur idenë e shndërrimit të shtëpisë suaj në muze në të ardhmen?

Sadije Agolli: Do të vazhdoj të qëndroj deri në fund. Unë e kam të prerë. Nuk ka diskutim ky vendim i imi. Kur të vdes unë atëherë le të bëjnë fëmijët çfarë të duan. Por tani për tani unë ja kam kushtuar jetën atij dhe aty do ta mbyll jetën time.

Top Channel: Çfarë keni për t’i thënë Dritëroit në këtë ditë. Është pak furtunë. Fryn era përtej xhamave dhe mbase ai është duke na dëgjuar.

Sadije Agolli: Të gjitha mendoj që i ka dëgjuar. Se unë nuk mendoj që ka vdekur. Akoma nuk e besoj. Ndofta më vonë mund të them. Por tani për tani. mendoj që ai më ka dëgjuar dhe ai më jep forcën dhe kurajon sot që jam ulur bashkë me ju.

Next Post
Tjetërsimi i 1 mln ha tokë në bregdetin e Kavajës, shkarkohet avokati i shtetit pasi ‘neglizhoi’ gjyqin

Tjetërsimi i 1 mln ha tokë në bregdetin e Kavajës, shkarkohet avokati i shtetit pasi ‘neglizhoi’ gjyqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

August 25, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

August 25, 2026
“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

August 25, 2026
Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

“Ethet e Nilit” në Korçë, përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

August 25, 2026
Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

August 25, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

August 25, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Arkëtimet në buxhet kalojnë shifrën 484 miliardë lekë, të ardhurat rriten me 11.8% në 7 muaj!

August 25, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Shtatori muaj i ‘nxehtë’ politik, Kuvendi nis më datë 8! Nga Territorialja e Zgjedhorja, te zgjedhjet lokale, ndryshimet në Qeveri dhe ligjet e BE

August 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com