GRAMSH- Prej 24 orësh 10 fshatra në dy qendra administrative të Gramshit, vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Shkak i ndërprerjes së energjisë në Kukur dhe Kodoviat është bërë era e fortë, e cila ka dëmtuar linjat e tensionit të lartë dhe rrjetet brenda fshatrave.
Defekti teknik ka lënë në terr dhejtra banorë të zonës.
Aktualisht në terren janë punonjës të OSHEE, të cilët po punojnë për rikthimin e energjisë.
a.ç










