• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moti i ftohtë e pushton ngado Amerikën

by Java News
29/12/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e amerikanëve po përjetojnë këto ditë me temperatura të ulta dhe erërat e forta.

Zonat lindore e qëndrore të Shteteve të Bashkuara tashmë janë përfshirë nga moti i ftohtë, i cili pritet të vazhdojë gjatë javës së parë të vitit 2018.

Topi i Kristaltë Waterford është gati për festimet e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut. Por ata që duan të marrin pjesë në traditën 110-vjeçare dhe në koncertin e hapur do të duhet të ndeshen me temperaturat e ulta.

Njëzet shtete qendrore dhe verilindore të SHBA-së tashmë janë goditur nga moti i ftohtë dhe dëbora.Erie, në Pensilvani, është mbuluar me një metër e gjysmë borë që vazhdon të bjerë.”Shumë borë, dhe vazhdon të bjerë”, thotë ky banor.

Temperaturat e ulëta komplikojnë punën e ekipeve për pastrimin e rrugëve. Dhe ata ngadalësojnë udhëtimin e festave.”Nuk mund të eci më shumë se 30 kilometra në orë”, thotë ky shofer.

Shërbimet emergjente dhe vendstrehimet po dërgojnë automjete për të mbledhur njerëz të pastrehë dhe të tjerë që mund të bllokohen në të ftohtë.”Ne e dimë se brenda 15 deri në 30 minutave shumë prej tyre mund të ngrijnë deri në vdekje”, thotë ky punonjës shërbimesh.

Disa njerëz janë të guximshëm dhe kanë dalë jashtë për t’u zbavitur në akull.”Nuk ka mot të keq … vetëm rroba të këqija … kështu që ne jemi veshur mirë”, thotë një banor.Për shumë të tjerë, një mot i tillë nënkupton ndryshimin e planeve të tyre.
“ Vajzat dëshironin të shkonin me biçikleta në akull dhe ne u përpoqëm, por është shumë ftohtë”, thotë kjo grua.

“Nuk e di – ndoshta do të na duhet të qëndrojmë brenda shumë ditë e të shohim filma”, thotë kjo grua.

Temperaturat në prag të Vitit të Ri pritet të jenë afër 10 gradë nën zero nga shtetet verilindore e qëndrore deri në jug të Karolinës. Këtu përfshihen qytete të mëdha si Çikago, St Louis, Nju Jork, Uashington dhe Atlanta. I ftohti pritet të vazhdojë në javën e parë të vitit 2018. Shtetet bregdetare jugore mund të përjetojnë disa stuhi, ndërsa ajri i ftohtë përplaset me ajër të ngrohtë me lagështi nga Gjiri i Meksikës, përgatiti “VoA”. (b.an)

Next Post
Drejtësia, Rama: Në janar rezultatet e para, jo peng i axhendave politike

Drejtësia, Rama: Në janar rezultatet e para, jo peng i axhendave politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In