Papa Françesku është vënë në shënjestër nga xhihadistët dhe po planifikojnë një atentat ndaj tij.
Janë shërbimet sekrete izraelite që kanë dhënë alarmin.
Sipas Mossadit, Papa mund të sulmohet ditën e Krishtlindjes, pikërisht atë ditë kur pritet më pak, pasi dhe siguria rreth tij do jetë shumë e lartë.
Mossad u ka komunikuar shërbimeve sekrete italiane se kanë informacione reale për një sulm ndaj Papës.
Sipas Mossad për të kryer sulmet mund të jenë rekrutuar ekstremistë që janë tashmë në Itali.