• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve!

by E B
30/07/2026 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar dhe drejtuesit politikë, ku ka prezantuar një dokument të ri strategjik për organizimin e partisë.

Rama tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët kanë pritshmëri më të larta dhe ku algoritmet kanë ndryshuar mënyrën se si informohen dhe ndërveprojnë me politikën.

Sipas Ramës, makineria elektorale e PS-së duhet të transformohet, pasi mirënjohja për arritjet e deritanishme nuk mjafton më për t’iu përgjigjur pritshmërive të reja të qytetarëve.

Kryeministri prezantoi edhe parimet që, sipas tij, duhet të udhëheqin veprimtarinë e Partisë Socialiste, duke veçuar respektin, dëgjimin, empatinë, solidaritetin dhe korrektesën ndaj qytetarëve.

Rama theksoi se solidariteti duhet të ofrohet pa kushte dhe pa dallime politike, ndërsa shtoi se “dera që hapet vetëm për tanët është derë që një ditë mbyllet për të gjithë ne”.

Ai kërkoi gjithashtu që strukturat e PS-së t’u përgjigjen çdo qytetari, duke e cilësuar mospërgjigjen si të papranueshme.

“Sot, kur bulevardi i Flamigos na ka çuar në fazën e pritshmërive të rritura dhe kur algoritmi është futur për të spostuar burimin e informimit të qytetarëve, ku një botë e re thith vëmendjen e njeriut, ka ardhur koha t’i bëjmë shumë pyetje.

Po të provojmë të pyesim: “Sa herë keni dëgjuar me veshë hapur ata që numëronin me sy mbyllur?”, kam frikë se do të thonë: “Asnjëherë.”

Ndryshimi i kësaj përgjigjeje është domosdoshmëri jetike për ecurinë e mëtejshme, për mosplakjen e PS. Një domosdoshmëri me të cilën ne që jemi këtu duhet të jetojmë, nga sot e tutje, me sensin e përparësisë së përditshme.

Në epokën e mungesave, makineria jonë elektorale ka fituar sepse ka mobilizuar mirënjohjen për gjithçka që është bërë. Në epokën e pritshmërive, kjo makineri duhet të bëjë një transformim jetik. Mirënjohja nuk është më një element kyç dhe përballja me një realitet të ri pritshmërish sapo ka nisur. Vetëdija që janë bërë shumë gjëra dhe të tjera gjëra do të bëhen.

Sot është krejt tjetër skena që po formësohet, për të gjithë ata faktorë që fola. Detyra jonë është jo të mbrojmë makinerinë nga çfarë ka rreth, por ta shpëtojmë nga vetvetja.

Programi është draft tërësisht i hapur për shënime ndaj jush.

Respekti si gatishmëri për të dëgjuar, puna e parë e partisë. Dëgjimi si disiplinë e re e partisë në çdo stinë, pa kamera apo fushatë, edhe kur nuk ka simpatizantë.

Empatia si angazhim për të ndërvepruar. Nuk është dobësi sociale, është forcë. Njeriu që hap derën e hallit të vet të ka dhënë diçka më të çmuar se vota, të ka dhënë besimin. Të ka lënë në dorë edhe dinjitetin. Halli i tij nuk është monedhë për këmbim.

Solidariteti si ndihmë pa kushte, pa e pyetur me kë je, me kë ke qenë, çfarë ke bërë dikur. Dera që hapet vetëm për tanët është derë që një ditë mbyllet për të gjithë ne.

Korrektesa si detyrim për të kthyer përgjigje. Mospërgjigjja është e ndaluar në PS.

Përkushtimi për transformimin e makinerisë. Kjo kthesë nis nga ne që jemi në këtë sallë.

Kritika jonë e brendshme mirëpritet dhe kultivohet si ushqim dhe ka vetëm një rrugë të ndershme: brenda nesh flitet hapur, ndërsa përballë qytetarit bëhet vetëm si kritikë në emër të skuadrës, jo si konstatim publik i një spektatori.”

Next Post
Boçi kundërshton hartën e re territoriale: Thikë pas shpine për qytetarët

Boçi kundërshton hartën e re territoriale: Thikë pas shpine për qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

July 30, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

July 30, 2026
Mbi 43 gradë Celsius/ Vala e të nxehtit godet Ballkanin nesër, eksperti grek: Këto temperatura i parashihnim në vitin 2040

Vijojnë ditët e nxehta/ Temperatura deri në 41 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e premte

July 30, 2026
Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren

Një vatër zjarri shpërthen në Mallakastër, flakët favorizohen nga era, zjarrfikësit në terren

July 30, 2026
Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një makinë përfshihet nga flakët pranë zonës së banuar në Novoselë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

July 30, 2026
Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, vendoset sot fati i Lumir Abdixhikut

Nis Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, vendoset sot fati i Lumir Abdixhikut

July 30, 2026
Shkozet/ Zjarr në magazinë, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore

Shkozet/ Zjarr në magazinë, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente kryesore

July 30, 2026
Tiranë/ Kërcënoi shefin e Hetimit Doganor në Prokurori, arrestohet 60-vjeçari

Tiranë/ Kërcënoi shefin e Hetimit Doganor në Prokurori, arrestohet 60-vjeçari

July 30, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

July 30, 2026
Boçi kundërshton hartën e re territoriale: Thikë pas shpine për qytetarët

Boçi kundërshton hartën e re territoriale: Thikë pas shpine për qytetarët

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com