• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mosmarrëveshjet mes RMV dhe Bullgarisë, Dimitrov: Të mos përzihemi në punët e brendshme

by A R
24/10/2021 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, duke folur për mosmarrëveshjet me palën Bullgare dhe rreth gjetjes së një gjuhe të përbashkët thotë se për momentin është shumë e rëndësishme të dimë nëse gjejmë mirëkuptim, duke pasur parasysh datën e zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe parlamentare në  Bullgari, nëse qeveria e përkohshme mund të japë dritën jeshile, të miratojë kuadrin negociator dhe të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare është vendimtare.

Është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme një dispozitë e Traktatit të Miqësisë, neni 14, i cili thotë se Traktati nuk mund të prekë të drejtat dhe detyrimet që Shtetet, Palët Kontraktuese, kanë marrë sipas traktateve të tjera ndërkombëtare.

Edhe ne edhe Bullgaria kemi disa të drejta dhe detyrime që i kemi marrë në bazë të konventave të tjera ndërkombëtare dhe që nuk do të thotë ndërhyrje në punët e brendshme. Për shembull, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe roli ynë si shtet anëtar i Këshillit të Evropës.

Sipas Dimitrov nëse progresi ynë në BE varet nga historianët, atëherë është shumë e vështirë ta quash atë proces evropianizim. Sipas tij, ajo që qeveritë mund të bëjnë është të krijojnë një klimë pozitive, ambient, atmosferë, për mbarëvajtjen e historianëve, në një mënyrë që këto pyetje t’ia lënë shoqërisë, diçka që kanë kaluar shumë vende evropiane.

Politikanët nuk mund t’u thonë historianëve se çfarë të bëjnë dhe çfarë të mos bëjnë. Pra, detyra jonë është një atmosferë pozitive. Problemi në punën e këtij Komisioni është mbi të gjitha ideja se puna e tyre duhet të jetë kusht për përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Ne duam rezultate nga ai Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore, por është krijuar një atmosferë shantazhi.

Dimitrov, falenderoi të gjithë që angazhohen në zgjidhjen e problemeve dhe rreth filimit të negociatave aderuese. Sipas tij, Sharl Michel dhe presidenti i Komisionit Evropian po tregojnë përkushtim, vullnet dhe angazhim të madh, ku siç thotë, shansi për sukses duhet parë me përfshirjen e drejtuesve të institucioneve evropiane.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propzime për (mos)ndryshime kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In