• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propzime për (mos)ndryshime kushtetuese

by Mero Baze
24/10/2021 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nisma e Lulzim Bashës për ndryshime kushtetuese, prek tri çështje të rëndësishme, vetingun e Politikanëve, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe reformën territoriale. Dy nga këto çështje janë pasoja të bojkotit të Lulzim Bashës ndaj jetës parlamentare dhe kompleksit për të bashkepunuar me qeverinë për Reformën territoriale, duke la lënë “sovranitetin” e opozitës në dorë Shëptim Idrizit.

E treta vetingu I politikanëve, është një temë me shumë interes. Një nga sukseset politike të Bashës në tetë vite mbetet ligji I dekriminalizimit të politikës, që është një lloj vetingu për politikën, në një shkallë të caktuar. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se pavarësisht se ligji vendos boll pengesa për integrimin e krimit të organizuar në politik, kur ia shkoi në parlament, u modifikua aq shumë që të mos u binte ndesh politikaneve aktual, sa u bë gati qesharake, që ligji në fund nuk prekte asnjë deputet, por merrej me ata që tentonin të hynin në politikë.

Vetingu I politikës, që është një hap përpara këtij ligji, nuk duhet të pësoj këtë fat. AI duhet të bëhet kal beteje nga Lulzim Basha, duke e pasur të qartë në kokë idenë se çfarë duhet të realizojë me të. Kur ai u angazhua për ligjin e dekriminalizimit e kishte të qartë problemin, pasi u ndesh me të në parlament, dhe në zgjedhje. E vërteta është se shumë figure atë inkriminuara po depërtonin në politik përmes Kuvendit apo bashkive. Ligji e frenoi ndjeshëm këtë fenomen.

Tani nëse dhe për Vetingun Lulzim Basha do të jetë I qart se çfarë synon të arrij patjetër  që do të ketë sukses. Por këmbëngulja tek detaje të tilla që “politikanët ti hetoje SPAK”, apo shtimi në këtë listë dhe I zyrtareve të tjerë të lartë si Guvernatori I Bankës apo Kryetari I KLSh etj, kanë nevojë për qartësi, nëse do të bëjmë veting për politikanë që zgjidhen, për zyrtarë të lartë, apo për gjithkënd që hyn në administratë të shtetit apo politikë.

Kështu si po bëhen propozimet, duket sikur më shumë bëhen që Basha të detyroj Berishën dhe Ramën të deklarohen njësoj, se sa që të bëhet ligji. I kompleksuar nga akuzat e Berishës se “Basha është peng I Ramës” ai tani duket më I preokupuar të nxjerr Berishën bashkëpunëtor me Ramën se sa të bëj kal beteje ligjin për vetingun. Raca e Berishës dhe Ramës si politikan nuk është se kompleksohen kollaj. Berisha ka bërë Pazar dhe kompromis me çdo kryeministër socialist, me Fatos Nano, me ilir Metën me Pandeli Majkon dhe Edi Ramën. Sa herë I është dashur, është ulur ka mbyllur pazarin dhe ka vazhduar punë. Askush si ai nuk ka bërë kaq shumë marreveshje dhe pazare në politikën shqiptare ndaj me atë lodhesh kot ta akuzosh se bën pazare me Ramën.

Edi Rama po ashtu. Ai nuk ka asnjë kompleks nga të bërit marrëveshje me kundërshtarin. E ka bërë këtë me Berishën e ka bërë më pas dhe me Bashën.

Kjo vjen nga fakti se kur liderët kanë shumë mbështetje në partinë e tyre, as që vrasin mendjen për opinionin publik kur hyjnë në marrëveshje me kundërshtarët, pasi e përballojnë debatin Brenda partisë. Ndaj Basha lodhet kot kur keqpërdor një nismë kaq shumë të rëndësishme si Vetingu I politikës për të kompletuar Berishën dhe Ramën si bashkëpunëtorë me njëri tjetrin. Kjo vetëm sa tregon se ai nuk ka fuqi të përballoj një debat brenda partisë nëse ulet e negocion me Ramën, për reformën kushtetuese që propozon.

Këtë kompleks duhet ta heq, pasi Berisha e Rama nuk mërziten pse ai I akuzon për bashkëpunim me njëri tjetrin. Ai mund ta thotë përditë që Rama dhe Berisha janë aleatë, bile mund të shtoj aty dhe Doshin e të tjerë siç ka qejf ai. Nga kjo retorikë ata nuk mërziten. Më shumë do të mërziteshin  po të bëhej Vetingu. Ndaj nëse Basha e ka seriozisht duhet të përqendrohet tek Vetigun jo tek shpikja e dyshes Rama Berisha, se ajo tregon më shumë komplekset e tij ndaj bashkëpunimit se sa ndonjë realitet.

Next Post
“Icardi është i tërbuar”, Eros Ramazzotti futet mes Wanda-s dhe Mauro-s

“Icardi është i tërbuar”, Eros Ramazzotti futet mes Wanda-s dhe Mauro-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

Buxheti i Gardës shkon në 2,84 mld lekë, 28 punonjës lanë detyrën! Debatet në Komisionin e Mbrojtjes: Trupë elitare, por s’përballojnë dot jetesën

November 11, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Edhe Kuvendi kërkon më shumë para, i duhen edhe 416 mln lekë shtesë! Nga AI, te librat me ligjet e BE-së për deputetët

November 11, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Votimi dhe numërimi elektronik nuk ndryshon në 9 maj! Celibashi: Mungon vullneti politik nga opozita

November 11, 2026
Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In