• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Moskonstituimi i Kuvendit, Presidentja e Kosovës: Do t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese

by E S
12/07/2025 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Ëashington D.C., Osmani u shpreh optimiste se në javët në vijim situata do të mund të ndryshojë, siç tha ajo të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

Ajo theksoi se, për shkak të disa paqartësive kushtetuese, Kuvendi ende nuk është konstituar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ekziston një afat i rreptë 30-ditor për konstituimin e parlamentit, i cili skadon më 26 korrik, siç tha ajo nuk është definuar se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati.

“Kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikonim çdo skenar të mundshëm. Ajo u hartua me një mendim pozitiv, me idenë që ligjvënësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, e jo të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Tani, për shkak të disa paqartësive kushtetuese – nëse mund ta quaj kështu – parlamenti nuk është konstituar ende. Por kemi pasur një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata ka dhënë një sqarim.

Ekziston një afat i rreptë 30-ditor, i cili skadon më 26 korrik për konstituimin e parlamentit. Por nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm. Kështu që duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj atë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen. Por gjithashtu kam një grimë shprese që gjërat e mira mund të ndodhin gjatë javëve në vijim. Dhe ndoshta do të kemi një qeveri – sado e brishtë – por na duhet një qeveri dhe një parlament i konstituar për të parandaluar dëme ndaj vendit”, tha Osmani.

Next Post
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit: Ja cilët janë titujt që iu sugjeroj lexuesve në këtë verë të nxehtë

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit: Ja cilët janë titujt që iu sugjeroj lexuesve në këtë verë të nxehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

July 28, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

July 28, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Humbi betejën për jetën, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në aksin Lezhë–Milot

July 28, 2026
Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

July 28, 2026
“Dy prej tyre në Shqipëri rrezikojnë falimentimin”/ Bloomberg: Kriza do prekë dhe linjat ajrore

Airbus thyen rekordin e fluturimit më të gjatë në botë: A350 qëndroi në ajër për mbi 24 orë

July 28, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

July 28, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj takon avokatët e huaj, SPAK miratoi lejen me status vizitorë, jo si studio ligjore

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In