• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moskë/ Rrëzimi i avionit të Prigozhin, hetuesit gjejnë kutinë e zezë dhe rekuperojnë 10 trupat e pajetë që ishin në bord!

by Java News
25/08/2023 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte kreu i Wagner, Prigozhin ekspertët e hetimit kanë arritur të gjejnë kutinë e zezë dhe të rekuperojnë 10 trupat të cilët kanë qenë në bord.

Hetuesit kanë gjetur kutinë e zezë si dhe kanë arritur të gjejnë dhe trupat e 10 pasagjerëve të avionit që u rrëzua dy ditë më parë në Rusi në bordin e të cilit sipas autoriteteve të Moskës ishte kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin. Kjo është bërë e ditur nga burime të Komitetit Hetues të cituar nga agjencia Ria Novosti.

Lideri bjellorus Alyaksandr Lukashenko deklaroi sot se kishte paralajmëruar mercenarët rusë, Yevgeny Prigozhin dhe Dmitry Utkin, të bënin kujdes se mund të përballeshin me kërcënime me jetë, si dhe këmbënguli se luftëtarët e Wagnerit do të qëndrojnë në Bjellorusi.

Nga ana tjetër Kremlini tha se sugjerimet e Perëndimit se udhëheqësi mercenar rus Yevgeny Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një “gënjeshtër absolute”.

Ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur. Autoritetet ruse heshtin dhe Moska zyrtare është tepër hermetike në publikimin e detajeve nga hetimet mbi shkakun e rënies së avionit privat ku është njoftuar se ka humbur jetën Evgenij Prigozhin.

Misteri
Ajo që rrëzoi avionin në të cilin Prigozhin po udhëtonte me komandantët e tjerë të Wagner ishte ndoshta një shpërthim në bord i shkaktuar nga një bombë ose pajisje tjetër e vendosur aty. Kjo është një hipotezë e një vlerësimi paraprak i inteligjencës amerikane.

Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta. Ai nuk pranoi të thoshte nëse SHBA dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar së fundmi deklaroi se Prigozhin “mund” të ketë vdekur, por nuk ka asnjë “provë përfundimtare”.

Ndërsa ka hipoteza edhe për një ‘tradhtar’ të dyshuar: Artiom Stepanov, piloti personal i Prigozhin dhe themeluesi i kompanisë që zotëron aeroplanin. Ai nuk e drejtoi atë, por ai mund të ketë pasur akses në aeroplan.

Megjithatë, ka nga ata që ende i besojnë hipotezës se avioni është rrëzuar nga një raketë, ndërsa ka edhe shumë nga ata që insistojnë se vdekja e Prigozhin mund të jetë e trilluar.

Avioni që mbante themeluesin e kompanisë ushtarake Wagner dhe gjashtë pasagjerë të tjerë u rrëzua të mërkurën menjëherë pasi u nis nga Moska me një ekuipazh prej tre personash, sipas autoritetit rus të aviacionit civil./m.j

Next Post
Vetë ‘non grata’ në Britani/ Berisha i kërkon Londrës të hetojë ambasadorin e saj: Kam dëgjuar se janë 850 mijë faqe biseda të dekriptuara

Vetë 'non grata' në Britani/ Berisha i kërkon Londrës të hetojë ambasadorin e saj: Kam dëgjuar se janë 850 mijë faqe biseda të dekriptuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In