• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moska distancohet nga Beogradi

by Java News
20/03/2019 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po të jesh rus dhe të udhëtosh në Serbi, të pushton entuziazmi: “Serbët i duan rusët!” Mikpritës, të dashur, gjuhë të ngjashme. Ky entuziazëm nuk ka të bëjë vetëm me folklorin e përditshëm, por edhe me politikën. Kishte të bënte. Deri tani. Protestat aktuale kundër Presidentit Aleksandar Vuçiç mund ta ndryshojnë këtë. Prandaj Moska vështron këto ditë e merakosur në drejtim të Beogradit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç konsiderohet si person me qëndrim miqësor ndaj Rusisë, politika e tij përballë Kremlinit – e parashikueshme. Por edhe sa do të qëndrojë ai në post? Vendi i tij është njëri ndër aleatët e paktë që i kanë mbetur Rusisë në Evropë. Çfarë do të ndodhë, po të ikë Vuçiçi? A do të bien hije mbi politikën e mirë bilaterale? A e kërcënon fundi miqësinë ruso-serbe?

Në lojë, krahas interesave politike, janë edhe interesa ekonomike. Serbia blen armë ruse dhe lëndë të para ruse. Beogradi është i interesuar për tubacionin rus të gazit “Turkish Stream”, që po ndërtohet aktualisht. Njëra nga degët parashikohet të kalojë përmes Serbisë jugore, në afërsi të Kosovës.

Serbien Staatsbesuch Putin (picture-alliance/TASS/M. Metzel)Takimi Putin-Vuçiç, 17 janar 2019

Të gjitha këto, Oleg Bondarenko i “Fondacionit të politikës progresive” të Rusisë i sheh të rrezikuara, po të detyrohet Presidenti Vuçiç të largohet nga posti. Në bisedë me DW, politologu shqetësohet për investimet ruse në ekonominë serbe dhe për stabilitetin e Kosovës: “Rusia ka nevojë për një Serbi të qëndrueshme. Rusia ka nevojë për një president të parashikueshëm në veprim, si Aleksandar Vuçiçi.” Bondarenko supozon që në ngjarje ndikon Perëndimi dhe që ushtron presion ndaj Presidentit, në mënyrë që Vuçiçi të jetë politikani i parë serb, që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Frikë për një aleat të ngushtë

Janë shumë ata në Moskë që kanë frikë nga “dora e Perëndimit”, për ta famëkeqe. Aq më tepër kur SHBA flasin se duan ta sprapsin ndikimin rus në Ballkan. Radiostacioni moskovit “Kommersant FM” citon politologun Alexander Safonov: “Ky presion nga Perëndimi konsiston në atë, që Serbia të tërhiqet sa më fort në integrimin euroatlantik. Ndër të tjera synohet të përgatitet terreni për një anëtarësim në NATO. Serbia përfiton nga fakti që nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndryshe nga Presidenti Vuçiç, opozita serbe nuk do t’i mbështesë interesat ruse në Ballkan.”

Dhe në fakt, Serbia është i vetmi vend në Evropë që i kundërshton sanksionet kundër Rusisë. Prandaj për Moskën Beogradi është çelësi për politikën evropiane, konstaton Oleg Bondarenko përballë DW. “Protestat aktuale synojnë në tërësi që t’i dobësojnë marrëdhëniet serbo-ruse”, thotë përmbledhtazi politologu.

Serbien, Belgrad: Der russische Präsident Wladimir Putin steht neben dem serbischen Präsidenten Aleksandar Vucic auf dem Friedhof der Befreier (Reuters/G. Tomasevic)

Atë e kundërshton publicisti moskovit Ivan Preobrazhenskij: “Në thelb nuk do të ndryshojë asgjë thelbësore. Që prej fillimit të presidencës së Vuçiçit Moska nuk ka parë te ai një politikan vërtet prorus. Megjithatë kjo nuk e pengoi kryetarin e shtetit të Rusisë, Putin që të ndërtojë marrëdhënie të mira me udhëheqjen ruse.” Preobrazhenskij ka dyshime nëse do të ketë ndërrim pushteti në Serbi. “Edhe po të vinte, në një koalicion të ri do të gjenden mjaft simpatizantë të Moskës.”

Njësoj si Bondarenko, edhe Preobrazhenskij dallon rolin kyç të Serbisë për politikën ndaj Evropës. “Humbja e Serbisë do të ishte e barabartë me humbjen e Ballkanit”, veçanërisht për shkak të refuzimit të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë. Por ai nuk beson se një ndryshim i mundshëm i qeverisë në Beograd do të ndryshonte drejtimin prorus të serbëve. /DW

/a.meta

Next Post
Lezhë/Kapen katër mina me telekomandë

TIRANE/ Kanabis dhe heroinë, "Qelqi" prangos 4 trafikantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In