• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mosha mesatare e 400 jetëve të humbura në vend nga COVID rritet në 69 vjeç/ Por pse gratë vdesin më pak?

by Java News
06/10/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19 në vend ka ardhur në rritje për të dytin muaj radhazi, çka tregon se është ulur vdekshmëria tek moshat e reja.

Sipas të dhënave të raportuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga “Monitor”, mosha mesatare e jetëve të humbura nga koronavirusi deri më 5 tetor, kur numëroheshin gjithsej 400 viktima ishte gati 69 vjeç.

Në 3 shtator, kur numëroheshin gjithsej 301 viktima, mosha mesatare ishte 67.9 vjeç. Në krahasim me përpunimin e fundit të datës 28 korrik, kur mosha mesatare u ul në 66.8 vjeç, teksa virusi filloi të zbriste te moshat e reja, ka një rritje me 2 vjet.

Petrit Malaj, mjek pneumolog pohon se nga njëra anë virusi është bërë më pak agresiv, dhe nga ana tjetër është shtuar dhe sensibilizimi i njerëzve që janë të prirur të mbrohen më shumë.

Grup mosha 70-79 vjeç me fatalitetet më të mëdha

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, është grupmosha 70-79 vjeç që ka fatalitetet më të mëdha, me 30.75% të totalit.

Më parë, humbjet më të mëdha të jetëve i përkisnin një grupmoshe më të re, nga 60-69 vjeç, e cila deri në 3 shtator zinte 32% e vdekjeve nga pandemia (shiko grafikun: Vdekjet sipas grup-moshave, Shqipëria, % ndaj totalit). Kjo grupmoshë tashmë është e dyta, me 30.2% të totalit.

Grupmosha nga 50-59 vjeç përbënte 14% të jetëve të humbura deri në 5 tetor, ndërsa nën 50 vjeç zë 5.5% të totalit.

Gjithsesi, pasojat reale të pandemisë në vend do të mund të bëhen të qarta vetëm kur ajo të përfundojë ose në fund të vitit kur të bëhet bilanci i vdekjeve në raport me vitin e kaluar, pasi aktualisht numërohen vetëm humbjet e jetëve nga Covid-19 në spital. Ndërkohë, sipas mjekëve, ka dhe grupmosha të reja 40-50 vjeç, që nuk kanë pranuar të shtrohen në spital dhe kanë humbur jetën në shtëpi, ose që kanë ikur për kurim në Turqi dhe sërish nuk ia kanë dalë dot.

Në krahasim me Italinë, virusi në Shqipëri i ka prekur më shumë moshat më të reja. Mosha mesatare në Itali është 80 vjeç, kundrejt gati 69 vjeç në Shqipëri.

Në Itali, sipas Il Sole24 ore, gati 60% e jetëve të humbura i përkasin moshës mbi 80 vjeç. Në Shqipëri, pesha përkatëse është vetën 18.5%.

Femrat vdesin më pak

Deri në 5 tetor, femrat përbënin 29.5% të jetëve të humbura nga Covid-19 (nga 31.5% në 3 shtator), në linjë me tendencën globale, ku gratë kanë shënuar rezistencë më të lartë ndaj koronavirusit, të lidhura kryesisht me hormonet femërore.

Mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën është 68.9 vjeç, pothuajse e njëjtë me atë të meshkujve.

Ndërsa mosha mesatare e meshkujve ka mbetur pothuaj e pandryshuar që nga fillimi i pandemisë, ajo e femrave është ulur ndjeshëm, nga 77 vjeç në fund të prill, në gati 69 vjeç në tetor./ monitor

g.kosovari
Next Post
“Unë e futa tek FRESSH në vitin 2001″/ Kryemadhi zbulon rolin e ish-drejtoreshës së Tatimeve në LSI

"Unë e futa tek FRESSH në vitin 2001"/ Kryemadhi zbulon rolin e ish-drejtoreshës së Tatimeve në LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In