• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mosdeklarimi i pasurisë, ILDKPKI mbledh “me forcë” gjobat ndaj zyrtarëve

by A R
21/05/2018 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërëisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cilat gjykatat kanë vendosur në favor të insitucionit. Shifrat i ka bërë publike Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI). Gjatë raportimit të ecurisë së të ardhurave të institucionit ku një zë është nga ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shklejes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqsore që kanë marrë formë të prerë.

“Për këtë periudhë të vitit janë ekzekutuar tërësisht 104 raste në vlerën 15.8 milionë lekë nga të cilat në 70 raste në vlerën 11 milionë lekë kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI i 34 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 4.8 milionë lekë është në process likujdimi. Po kështu të ardhurat e tjera vlerësohen në masën 23 mijë lekë” thuhet në raportin e Inspektoratit ku analizohen të dhënat e shpenzimeve dhe të aedhurave.

Shifra e ekzekutimit nga përmbarimi është të paktën 3 herë më e lartë sesa ajo e raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë kur regjistronte në total 36 raste.

Sakaq ILDKPKI ka arkëtuar gjoba që kanë paguar në mënyrë vullnetare nga zyrtarët 25 raste me një vlerë prej 4 milionë lekë. Kjo tendencë është në rënie në raport me një vit më parë kur vullentarisht u paguan në arkën e ILDKPKI 77 raste gjobash me një vlerë 14 milionë lekë.

Të ardhurat gjithsej të Inspektoratit për periudhën janar-prill 2018 janë 15 milionë lekë dhe të gjitha shkojnë në buxhetin e shtetit.

ILDKPKI ka analizuar disa nga shpenzimet kryçe të saj të lidhura me funksionimin e institucionit, stafin prej 70 personash të punësuar pranë tij, blerjen e një seri mallrash dhe shërbimesh si dhe programe të veçanta. Në raport me një vit më parë shpenzimet e ILDKPKI janë rritur me të paktën 12 për qind duke arritur në 41 milionë lekë. Kjo pjesërisht argumentohet me hyrjen në fuqi në mes të vitit të kaluar të kuadrit që lidhej me sinjalizuesit apo siç njihen në zhargon “bilbilfryrësit”.

Next Post
VIDEO/ Super-makina elektrike që tërheq avionin

VIDEO/ Super-makina elektrike që tërheq avionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

February 9, 2026
Protesta e PD, Berisha: Nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE!

Protesta e PD, Berisha: Nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE!

February 9, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

“Balluku”, avokati: Një vendim pa vendim është absurditet, Kushtetuesja duhej t’i drejtohej “Venecias”

February 9, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Protesta si ushqim për budallenjtë

February 9, 2026
Sot diskutohet ulja e çmimit të energjisë, Rama dhe Balluku njoftojnë konferencë në 12:00

Çështja “Balluku” / Pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund të ndryshojë PS-ja

February 9, 2026
180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

February 9, 2026
Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

February 9, 2026
Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In