Pak pas mbylljes së protestës së Partisë Demokratike, e cila paralizoi sot kryeqytetin duke bllokuar pesë nyje kyçe të qarkullimit, mësohet se në komisariatet e Tiranës janë shoqëruar 44 persona.
Gazetarja e A2 CNN, Xhensila Kodra raporton se 18 të shoqëruar janë tek Komisariati Nr. 1, 5 persona të tjerë janë dërguar tek Komisariati Nr. 3 dhe 21 nga pjesëmarrësit në protestë ndodhen te Komisariati Nr. 6.
Opozita bllokoi për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.
Protesta u shoqërua sakaq me tensione dhe përplasje me policinë, me forcat e rendit që përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë grumbullimet te Bashkia e Tiranës dhe sheshi Willson.
/a.r