• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mosbindja civile do të vijë këtu”/ Berisha kërcënon nga foltorja e Parlamentit, Spiropali “ndëshkon” Asllan Dogjanin

by S T
12/12/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj ministrave Manastirliu dhe Koçiu për ngjarjen tek shkolla Fan Noli si dhe për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar si një zonë ku kryhen “krime kundër njerëzimit.”

Ai ngriti shqetësime për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe mungesën e shërbimeve jetike për qytetarët, duke përmendur ilaçet e pamjaftueshme dhe aparaturat mjekësore jashtë funksionit për më shumë se tre vite.

Berisha theksoi se sëmundje si kanceri i gjirit mund të jenë plotësisht të trajtueshme nëse diagnostikohen herët, por për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit në sistem, shumë pacientë humbasin jetën.

“Po nëse ka sektor për krime kundër njerëzimit, është sektori i shëndetësisë. Avoketërit në studio thonë fjalë më të rënda për të sëmurët. Pse kjo? Sepse ata vdesin, vdesin nga ilaçet që nuk i marrin. Ju vidhni fondet. Mbi 3 vjet aparatura pa funksion. Kanceri i gjirit është plotësisht i mjekueshëm nëse kapet herët. Kur nuk stepesh para gjakut të një fëmije, ti je e rrezikshme. Një 14-vjeçar u ther në gjirin e shkollës. Krim kundër njerëzimit. 8.2 mld euro buxheti, 16 mln për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat. Nuk keni rritur as shkallët e indeksimit. Tuajat i keni rritur. Ne kërkojmë të respektoni kushtetutën përndryshe mosbindja civile do vij dhe në sallë. Nuk shkelmoni ju kushtetutën sipas qejfit tuaj. Edhe ti zonjë duhet të jesh shumë e kujdesshme”, tha ai.

Deputeti demokrat Asllan Dogjani pas fjalës së Berishës sot në foltore u revoltua me Spiropalin pasi kjo e fundit, ia dha fjalën Niko Peleshit. Dogjani kërkonte fjalën, sipas tij për procedurë.

Për këtë u afrua tek foltorja duke thërritur ndaj kryeparlamentares Spiropali.

Kjo e fundit, më pas mori vendimin për të mos ia dhënë më fjalën Dogjanit gjatë seancës së sotme.

 

Next Post
Kryeministri Rama vizitë në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë: Rrini në Shqipëri, pagat në fushën e turizmit janë rritur

Kryeministri Rama vizitë në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë: Rrini në Shqipëri, pagat në fushën e turizmit janë rritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In