• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mosbindja civile” dhe “djajtë” e debatit

by Alfred Peza
08/04/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ndihet një lloj nervozizmi nga lidershipi politik i opozitës, në lidhje me shfokusimin e opinionit publik nga debati i “mosbindjes civile”, duke e shfryrë më pas të gjithën këtë më mënyrë jo edhe aq politike, mbi mazhorancën dhe qeverinë.

Ky nervozizëm besoj se buron nga një realitet i ri i komunikimit publik, i ndryshëm nga ai i deri pak viteve më parë. Tani monopoli i debatit real, nuk është më në duart e politikës dhe medias apo botuesve. Por në duart e opinionit publik. Rrënjët e saj të reja, duhen kërkuar në rrjetet sociale dhe botën virtuale shqiptare që është bërë “de facto”, bota reale e artit të komunikimit në ekokën e re dixhitale.

Çfarë duhet kuptuar me këtë?

Deri pak vite më parë, bota e propogandës fillimisht dhe e komunikimit më pas, kishte një “arkitekturë” vertikale. Që do të thotë se mjetet e informimit dhe argëtimit, media dhe debati publik, ishin “pronë” ekskluzive e të pushtetëshmve që zotëronin gazetat, radiot dhe televizionet. E për rrjedhojë ishin ata që e diktonin fokusin, ritmin dhe strategjinë e debatit publik.

Prej pak kohësh, bota e komunikimit ka një “arkitekturë” horizontale. Që do të thotë se sot mjetet e “prodhimit” të informacionit, propogandës, kanaleve dhe produkteve të informimit në kohë reale, janë pronë e qytetarëve. Ato i zotëron çdo njeri që ka një celular në dorë, që ka një kompjuter në shtëpi, shkolla a punë dhe që ka qasje në rrjetin e gjerë botëror, ose ndryshe në internet.

Kjo nuk do të thotë se mediat tradicionale si televizioni disi më shumë, radiot pothuajse shumë pak dhe gazetat gjithnjë e më papërfillshëm, nuk kanë ende ndikim dhe nuk arrijnë që të krijojnë fokus ose orientim për debat. Ajo që po them, është një realitet i pranuar tashmë në të gjitha shoqëritë e hapura dhe demokratike, se për shkak të revolucionit të teknologjive të reja, mediat tradicionale dhe partitë politike nuk e kanë më monopolin e informimit publik.

Eshtë ndoshta kjo arësyeja, se përse nuk debatohet aq shumë dhe për rrjedhojë përse duket se nuk po ngjit dhe nuk po krijon dot frymë aksioni më i fundit politik i opozitës, për ta shndërruar protestën e Kukësit, në një sebep të madh për nisjen e “mosbindjes civile” në të gjithë vendin.

Sepse njerëzit nëpërmjet “medias personale” që zotëron gjithkush tashmë, pas debatit të orëve dhe ditëve të para, u qartësuan gjithnjë e më shumë, se përtej të gjitha të drejtave që kanë banorët e asaj zone dhe gabimeve të qeverisë në menaxhimin dhe implementimin e projektit për vendosjen e pagesës së kalimit të makinave në Rrugën e Kombit, ka edhe diçka tjetër që nuk shkon.

U kuptua ndoshta se “mosbindja civile”, nuk ishte gjë tjetër, veçse një “shpikje” e improvizuar e opozitës për ta marketuar protestën e Kukësit, për qëllimet e saj të politikës së ditës dhe etjes normale për rikthimin e shpejtë në pushtet.

Ndaj, qytetarët më shumë duken të interesuar këtë fundjavë që ti gëzohen rrezeve të diellit, ardhjes së pranverës dhe shpërthimit të gjelbërimit anekënd, sesa debatit për “mosbindje civile” me flakë gomash të djegura nëpër rrugë dhe dhunë verbale nga goja e liderëve politikë.

Krerëve të opozitës së sotme dhe asaj të nesërme, ndoshta nuk i pelqen kjo. Por duhet të mësohen tashmë me realitetin e ri. Me atë realitet virtual që i ka bërë “djajtë” e debatit, të dalin nga shishja që deri dje, ishte në duart e elitës politike, ekonomike dhe mediatike.

a.ç

Next Post
VIDEO/ I riu hidhet nga treni në lëvizje në det, rrezikon jetën

VIDEO/ I riu hidhet nga treni në lëvizje në det, rrezikon jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In