• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës, por me ëndrrën për t’u bërë dhëndër sërish

by Kreshnik Spahiu
21/04/2025 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Kreshnik Spahiu

Sherifi i Tiranës është bërë figura më komike me videot dhe gafat e tij në rrjetet sociale.

E gjithë strategjia dhe investimi i Edi Ramës për ta bullizuar si “buf i kënetës” ka shkuar dëm sepse Berisha ka fundosur veten e tij.

Brenda 3 ditësh ai ka bërë 30 lajthitje dhe miliona shqiptarë janë argëtuar me miliona komente në rrjetet sociale.

As Edi Rama dhe as partitë e reja nuk e kanë çmontuar dot Sali Berishën në 35 vjet me atë që ai po i bën vetes në një muaj fushatë elektorale.

Kurrë më parë nuk më është dhimbsur një burrë i moshuar sesa Berisha në këtë fushatë elektorale. Ai nuk hap dot gojën se në dy fjali ngatrrohet tre herë.

Ndjej keqardhje që po tallen me moshën e tij 81 vjeçare

Ndjej mëshirë për mënyrën si po e denigrojnë publikisht.

Ndjej habi si familja e ka lejuar që ai të bjerë kaq poshtë.

E keqja e Sali Berishës nuk është mosha.

Të gjithë do e kishim zili një trup të shëndosh si ai mbi 80 vjeç.

Berisha nuk është i sëmurë nga mendja, fiziku apo trupi.

Berisha është i sëmurë nga ego e tij.

Sherifi i Tiranës ka përfunduar si Biden por me një ndryshim. Berisha nuk ka as burrërinë e Biden që të jap dorëheqje por s’ka as Parti Demokratike që ta largojë apo ta detyrojë të tërhiqet.

Nëse Berisha tërhiqet, PD ka si Kamala vetëm Argitën se ndryshe nga Amerika partia e Saliut është biznes familjar me ortak fëmijët.

Berisha sot i ngjan disa artistve të Hollywood si Stalone, Al Pacino, Clint Eastwood apo De Niro të cilët duan të rikthejnë shkëlqimin e dikurshëm me operacione plastike apo me dashnore 20 vjeçare. Përpiqen të katërt të realizojnë filma me gangsterë dhe martohen nga katër herë.

Ky është problemi i madh i egos së Berishës.

Ai kërkon shkëlqimin e vitit 1992 kur ishte 50 vjeç.

Ai harron që Amerika ka ndrruar 8 president që atëhere dhe hamologët e tij janë në pension.

Ai harron që nuk është si Trump por si Biden.

Prandaj mos i tallni me moshën apo pleqërinë e tij por me ëndrrat për tu bërë dhëndër për herë të katërt në pushtet.

Por kjo estradë nuk përfundon me humbjen e tij.

Në 12 Maj do filloj rrënimi i turpshëm dhe fatal.

Ai do jap dorëheqje nga kryetar dhe do rikandidojë sërish të nesërmen duke vazhduar të deri në fund të jetës tij.

Në fakt Berisha nuk ka fatin të ketë as fatin e Biden dhe as të Enver Hoxhës por thjesht do ketë një fund tepër poshtërues.

Nga ky hall nuk e shpëton askush dhe as SPAK.

Në fakt Berishën nuk duhet ta izoloj SPAK, por duhet ta mbyll familja e tij në shtëpi………

Next Post
Ilir Vrenozi rrëfen 7 minutat e bisedës me Ramën: Unë e kam sharë nga familja, u habita që më ftoi për kafe

Ilir Vrenozi rrëfen 7 minutat e bisedës me Ramën: Unë e kam sharë nga familja, u habita që më ftoi për kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In