• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u qani, Edi Ramën e ngriti PD dhe jo PS

by Ben Andoni
17/07/2020 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në ditët e sotme Edi Rama ka mbledhur të gjithë anatemat e opozitës por edhe të anëtarëve të shumë të pakënaqur e pa poste të mazhorancës, që mërmërisin nën zë. Në fakt, halli është gjetkë dhe lidhet me të ardhmen, me zgjedhjet e pranverës së 2021. Në pak vende ka kaq interes të drejtpërdrejte për zgjedhjet sesa tek ne, ku rezultatet e zgjedhjeve parashikojnë ndryshime radikale në superstrukturën e shoqërisë, si në Shqipëri. Madje, shkojnë deri në grotesk pasi prekin edhe punonjësin e thjeshtë krahut në disa vende.

Por le të kthehemi te paradokset e kësaj kohe, ku shumë palë i janë përveshur ndryshimeve kushtetuese të miratuara në parim në Komisionin e Ligjeve, që shkelin marrëveshjen e 5 qershorit, sipas Opozitës. Në fakt vetë marrëveshja është një paradoks në vetvete, sepse përfshin palë që nuk janë në parlament, teksa shqetësimi më i madh është për Listat e Hapura dhe Koalicionet parazgjedhore bashkë me pragun. Është e kuptueshme që kryeministri Rama po luan pastër me kaosin e opozitës dhe uljen e saj të detyruar në tryezën e bisedimeve. Të kujtojmë deklamimet e opozitës dhe ato se çfarë thanë për Damian Gjiknurin, kokën logjistike të bisedimeve nga PS-ja, pastaj duke e anatemuar dhe vetë kryeministrin Rama, si kreun e të gjitha të këqijave, që të bënin të mendoje se nuk do ishin ndonjëherë kurrë përballë. Por në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. U ulën si të barabartë me Gjiknurin, folën me Ramën, kurse presidenti Meta, që ka marrë përsipër të ekuilibrojë pushtetin e kryeministrit, jep e merr normalisht me parlamentin, herë duke e njohur përciptas dhe herë plotësisht!! Kë duhet besuar? Këtu është çoroditur publiku. A nuk duhet parë disi edhe nga opozita.

Edi Rama e filloi ngritjen e tij politike më 2005 kur PS i dha timonin e një anije të shkatërruar dhe pa asnjë besim. Dhe, ai bëri atë që dinte të bënte më mirë. Fillimisht i ndërroi ngjyrën, flamurin, sloganet dhe pastaj thjesht priti erën e mbarë që e përcolli në pushtet. Kjo ishte e vetmja ndihmë e madhe e PS, po të mos llogarisim kalkulimin e Fatos Nanos për ta futur në hullitë dhe ingranazhet e pushtetit. Gjithsesi, Nano e mësoi dhe e kuptoi para të gjithëve se me Ramën nuk do ishte e lehtë dhe parandjenja e tij duhet parë tek debatet dhe ngacmimet e tij për ta fundosur ose më saktë për ta ulur si figurë. Në fakt, nuk ndodhën sepse Rama e mori PS, kur ishte gati pa identitet dhe notoi i lirë me formacionin për dy mandate, duke kërkuar tani dhe mandatin e tretë.

Të vetmit që e kanë ndihur deri më tani ka qenë opozita e jashtë parlamentit. Bojkotuan parlamentin atëherë kur nuk duhej, bojkotuan zgjedhjet, kur kishin mundësi të ktheheni ekuilibrat e pushtetit në qytetet kryesore. Pak më parë, Berisha e faktorizoi si askënd tjetër dhe e betonoi në krye të PS me marrëveshjen e vitit 2008. 5 Vjet më vonë, me rrjedhën normale të pushtetit, Rama filloi ngritjen me një mandat të parë të suksesshëm, që vinte pas një konsumimi total të PD-së, që e la krejt të lirë pothuaj në katër vjet në artikulimet e tij kilometrike, që më sumë dukeshin si ushtrime retorike. Një marrëveshje e dytë me Bashën, teksa e forcoi më shumë dhe e qetësoi, e bëri kryetarin demokrat qesharak ashtu si edhe PD-në që preku sërish pushtet, edhe në opozitë. Ky moment e lartësoi Ramën si liderin e dytë pas Berishës me atë fuqi.

Tërmeti dhe administrimi i marrjes së donacioneve, por edhe pandemia e lehtësuan në pushtet.

Dhe, kulmi ndodhi edhe pak jave më parë, kur opozita pas një bojkoti të pafundmë dhe dëshmime reale të vjedhjes së votave nga njerëzit e Ramës, u kthye në hulli, duke pranuar tryezën e përbashkët, qoftë dhe me njerëzit më të përfolur. Nuk po flasim për LSI, votat e të cilës e ndihën fillimisht në ardhjen në pushtet.

Tashmë Fatos Nano është thjesht vegim dhe një ish i harruar, kurse Rama po jeton dhe drejton edhe me një ekonomi të rrënuar dhe me një shpurë ministrash, pa asnjë lloj identiteti qeverisës, fare i qetë. Madje, duke kërkuar pa u trembur dhe një mandat të tretë. Por, kur sheh fragmentarizimin e opozitës dhe ndihmën që i kanë dhënë kryeministrit, ke siklet se për të kërkuar ndërrimin real të Ramës, duhet goditur PD dhe jo PS-ja, që fut ujë nga të gjitha anët. (Javanews)

Next Post
4 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen shifra të larta edhe të rasteve të reja

Rriten sërish rastet e reja në Maqedoninë e Veriut, 5 pacientë ndërrojnë jetë nga COVID-19

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët kanë leje të zihen me njëri-tjetrin

May 15, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

May 15, 2026
Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari!

Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari!

May 15, 2026
Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

May 15, 2026
Rama: Shqipëria me NATO-n deri në fund, Europa duhet të reflektojë për barrën e sigurisë dhe të ardhmen

Rama: Shqipëria me NATO-n deri në fund, Europa duhet të reflektojë për barrën e sigurisë dhe të ardhmen

May 15, 2026
FMN jep alarmin për ekonominë globale: Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e energjisë po e çojnë botën drejt recesionit

FMN jep alarmin për ekonominë globale: Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e energjisë po e çojnë botën drejt recesionit

May 15, 2026
“The making of Albanians”

Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe korrupsioni në drejtësi

May 15, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

May 15, 2026
Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

May 15, 2026
Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In