• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos u merrni me vuajtjet e mia”/ Ish-ministri rrëfen si Nano refuzoi arrestimin e Berishës: Më ’98 kërkonin ‘kokën’ e tij, ja momentet…!

by Java News
01/09/2023 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri historik i Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe ish-kryeministër i vendit, Fatos Nano, prej ditësh ndodhet i shtuar në një spital në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Që prej bërjes publike të lajmit se Nano ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, miq dhe ish-kolegë të tij, teksa kanë shprehur urimet për shërim sa më të shpejtë, kanë sjellë në vëmendje edhe disa nga kujtimet që kanë pasur me ish-kryeministrin.

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, i ftuar në në News24, ka treguar disa nga momentet më të vështira që Nano kishte kaluar gjatë qeverisjes, si kërcënimi me jetë gjatë kohës kur ishte në burg, apo vitin 1998 kur shpërthyen protesta dhe kërkohej ‘koka’ e tij.

Sa i përket medaljes së Mirënjohjes që iu dha nga kryeministri Edi Rama, Malaj tha se “është i merituar, por ne kujtohemi në momente të vështirë”.

“Është një moment i vështirë për të dhe familjen e tij, por dhe për ata që kanë punuar me të.  Besoj se në kulturën e mirënjohjes si komb nuk e kemi të plotë. Veprimi për mirënjohjen e Nanos është i merituar, por ne kujtohemi në momente të vështirë. Është detyrim ndaj tij veprimi që është bërë dje nga kryeministri Edi Ramën. Unë kam mësuar shumë nga mënyra si ai e ndërtonte vizionin e tij dhe arrinte arritje të mëdha edhe në momente të vështira”, tha ai në Nesw24.

Ndërkohë ish-ministi ka kujtuar edhe një moment tjetër, ku thotë “Ne kemi pas një debat në grupin parlamentar kur një pjesë kërkonin arrestimin e Berishës, ndërsa Nano ishte i prerë duke thënë që ‘mos u merrni me vuajtjet e mia, nuk do të bëj të njëjtën gjë që bëri ai me mua dhe Berishën do ta mundim në politikë dhe jo duke e burgosur’”.

“Janë disa tipare të tij si lider… ishte mendjehapur, kishte këmbëngulje për të arritur gjëra. Kishte vendimmarrje që e ndërtonte mirë në debatet që ne kishim në PS. Fillimisht ai ndërtonte kriteret. Një herë e kam parë të mërzitur kur nuk po miratohej qeveri. I kam thënë që ‘gjëra që ndodhin’. Më tha ‘hajde me mua dhe të shikosh ku qëndron problemi… Problemi i Shqipërisë është se çdo individ negocion me një shtetar sikur është një institucion,  dhe tani nuk mund të negociohet me 3 milionë shqiptar. Ata që kanë marrë një mandat të vijnë dhe të diskutojnë çfarë duhet bërë më mirë, por jo të mbajnë një qëndrim kaq të prerë’”, rrëfen Malaj.

Po ashtu, ish-ministri Malaj ka komentuar edhe refuzimin e Nanos për t’u arratisur nga burgu, dhe pse i rrezikohej jeta dhe kishte informacion se do të vritej.

“Nano dërgoi mesazhin që nuk do iki nga burgu nëse nuk marr amnisti”, u shpreh ministri.

“Duhet të vlerësoj që Ngjela ka një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse Nano rrezikohej seriozisht në burg. Nano dërgoi mesazhin që nuk do iki nga burgu nëse nuk marr amnisti. Realisht marrja e Nanos nga burgu për ta çuar drejt shtëpisë është sqaruar shumë mirë nga grupi i RENEA-s, gjendja ishte jashtë kontrollit… ishte një këmbëngulje e tij e panegocieshme për të mos u arratisur. Në këtë rast Bashkim Fino dhe Spartak Ngjela bindën Berishën për amnisti.

Momenti më i vështirë ka qenë shtatori i ’98, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Kërkohej ‘koka’ e Nanos, dhe ne vendosëm që duhej të ikte nga selia e kryeministrisë dhe ne do vazhdonim ‘luftën’ aty. Garda kishte rënë, ne kishim merak, dhe këshilla ka qenë të mos ketë të vrarë në protesta popullore, dhe kjo bëri që ata të futen në kryeministri”, tha ai.

I pyetur se si e komentonte Nano qeverisjen aktuale, ai tha: Nano nuk hynte në detaje, pasi ikjes në 2005, nuk ishte në mbikëqyrjen se çfarë ndodh në PS. Bashkëpunonte me të gjithë, nuk shpallte armik dhe mundohej të gjente ura.

Kërkesës për t’u rikthyer në PS, Malaj shprehet se Nano i kishte thënë se nuk donte të kthehej.

“‘Kur je jashtë politikës të bëjnë hero, kur je në politikë të bëjnë kriminel, nuk kam në plan të rikthehem”, më pati thënë kur kërkohej rikthimi i tij në PS’”, rrëfeu Malaj./m.j

Next Post
Zbulohet arsyeja pse derrat egër në juglindje të Gjermanisë rezultojnë radioaktivë

Zbulohet arsyeja pse derrat egër në juglindje të Gjermanisë rezultojnë radioaktivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In