• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos u bëni si partia, por…”! Deputetja e PS zbulon mesazhin e Ramës, vënien “në rresht”, zgjedhjet dhe BE

by A R
27/06/2025 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste hyri në zgjedhjet e 11 majit me një armatë të re kandidatësh, 39 nga të cilët, tashmë të zyrtarizuar pas fitores, do të ulen për herë të parë në Parlamentin e Shqipërisë.

Romina Kuko, sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, e zgjedhur së fundi edhe deputete e qarkut të Korçës, deklaroi për emisionin “Pa censurë” në RTSH se deputetët e ardhshëm e kanë marrë këshillën e parë nga kryetari i partisë, kryeministri Edi Rama.

Këtë muaj, PS-ja mbajti takimet e para të Akademisë Politike, ku deputetët e rinj morën eksperiencën nga më të vjetrit, ata që e kanë kaluar si përvojë.

“Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është rinovuar në mbi 50 për qind të tij. Kemi figura që kanë shërbyer si ministra, zëvendësministra, por edhe figura që vijnë nga platforma ‘Deputeti që duam’, nga shoqëria civile, sektori privat. Është dashur ta bëjmë këtë trajnim politik për të kuptuar edhe Partinë Socialiste në thelbin e saj, vizionin e saj.

Mesazhi që kryeministri Rama na dha në leksionin e parë ishte ‘mos u bëni si Partia, por bëni Partinë si vetja juaj!’ Pra, mos u përpiqni të mbani statukuonë, sepse ne kemi nevojë të ecim me hapa përpara. Ky besoj është një angazhim serioz për të ripërtërirë dhe për të rigjeneruar radhët e PS-së. Tani jemi në një periudhë transformimesh të mëdha dhe patjetër nevojiten sytë e rinj dhe mendjet e reja të njerëzve pranë Partisë Socialiste,” tha znj. Kuko.

Në fjalën e mbajtur për inaugurimin e fitores me 83 mandate, kryeministri Rama u kursye ta lartësojë këtë shifër, duke thënë se votuesit i dhanë vetëm një mandat Partisë Socialiste.

“Kur ai thotë që ka një mandat të Partisë Socialiste tregon një forcë politike kompakte, e cila e di shumë mirë se cila është rruga. Rruga është integrimi në Bashkimin Europian. Unë mendoj që më tepër ka qenë një fjalë për përulësi sesa për rreshtim. Është kërkuar një lloj disipline, etike, për t’u shërbyer njerëzve, sesa të bëni ç’them unë,” shpjegoi sekretarja socialiste.

Politikania socialiste theksoi se debatet në partinë e saj janë prezente, edhe pse mbahen pas dyerve të mbyllura, “brenda shtëpisë sonë”, për të mos e “hutuar” publikun me mesazhe.

“Më besoni që ka debate. Kjo është një shenjë kujdesi dhe shenjë etike që partia politike ka edhe përkundrejt qytetarëve, për të mos e konfuzionuar mesazhin publik. Ju e dini sa e vështirë është të kalosh një mesazh publik. Kur ka një kakofoni zërash pastaj, kjo bëhet, fatkeqësisht, si disa forca politike që i kemi parë, të cilat e kanë konfuzionuar publikun dhe kanë humbur edhe besimin e qytetarëve,” tha ajo.

Znj. Kuko komentoi edhe një dokument jozyrtar të Komisionit Europian, që u është shpërndarë institucioneve për ecurinë e Shqipërisë në raport me dy kapitujt e negociatave, ku thuhet se mbikëqyrja e parlamentit ndaj qeverisë mbetet e dobët.

“Patjetër që lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia janë dy shtyllat kryesore me të cilat Shqipëria përfundimisht do të meritojë edhe anëtarësimin në Bashkimin Europian. Janë shtylla të cilat kërkojnë punë të vazhdueshme, por nuk mund të themi që krahasuar me raportet e mëparshme, këto shtylla nuk kanë pasur një avancim të jashtëzakonshëm. Unë do të doja të prisnim tetorin, kur të dalë sërish raporti i Komisionit Europian, i cili do të na japë temperaturën se deri ku janë reformat në Shqipëri. Mund t’ju them që në disa fusha realisht kemi shënuar një progres të mirë, por ky progres nuk është përfundimtar,” u shpreh znj. Kuko.

Në raportet paraprake të OSBE/ODIHR-it, si dy trupa që monitoruan procesin zgjedhor të 11 majit, nuk munguan kritikat, duke u cituar si problematikë edhe mospërmbushja e kriterit të Kopenhagës. Sipas znj. Kuko, votimet e fundit nuk ishin ideale, por përmirësimi ka qenë i dukshëm me të kaluarën.

“Kriteri i Kopenhagës është demokracia e përkorë në mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet. Për shembull, një nga kriteret e të pasurit një fushatë elektorale të përmbushur është debati që duhet të ekzistojë midis palëve, transparencën e burimeve dhe gjithçka tjetër. Por, ndryshe nga ç’ka qenë në raportet e mëparshme, kur është thënë se është përdorur Policia… Kriteret e Kopenhagës janë për kriteret se si duhet të zhvillohet një fushatë zgjedhore apo votim në mënyrën ideale. Ne kemi bërë një reformë zgjedhore. Patjetër që nuk është më e mira që mund të ekzistojë për shkak të problematikave me diasporën, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi ecur përpara,” theksoi ish-zv.ministrja e Brendshme.

E pyetur nga gazetarja Elona Meço mbi ndikimin që do të ketë raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet te raporti i vetë Komisionit Europian për negociatat në muajin tetor, deputetja e ardhshme nuk u duk e shqetësuar.

“Edhe në raportin e Bashkimit Europian unë mendoj se do të kemi një set rekomandimesh që do t’i jepen Shqipërisë për të përmirësuar sistemin dhe për të demokratizuar më tej mënyrën si zhvillohen zgjedhjet,” nënvizoi znj. Kuko.

Romina Kuko
Next Post
Zyrtari i Berishës: Shqiptarët i kapin gjërat me vonesë, por flladi i ndryshimit po fryn! Do bëhemi konservatorë

Zyrtari i Berishës: Shqiptarët i kapin gjërat me vonesë, por flladi i ndryshimit po fryn! Do bëhemi konservatorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In