• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mos prisni nga ne 4-5 kokat e PD që të rrëzojmë Ramën”/ Tritan Shehu: Duhet të ngrihet populli i thjeshtë

by Os De
10/09/2025 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, komentoi zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që i presin opozitën në muajt e ardhshëm.

Shehu përjashtoi mundësinë e ndonjë “gjuetie shtrigash” brenda PD-së pas humbjes zgjedhore, duke theksuar se kundërshtari i vërtetë është qeveria aktuale.

“Nëse mendoni se në PD do të ketë ‘gjueti shtrigash’, nuk ka për të pasur.

Kundërshtari përpara është ky regjim, i cili deformoi votën dhe po instalon një diktaturë. Të gjithë duhet të përballemi me këtë regjim. Sigurisht që brenda partisë ka probleme që duhen adresuar, ka nevojë për përmirësime në struktura, në organizim, në strategji, këto do të diskutohen dhe do të analizohen”, tha ai për MCN.

Sipas Shehut, qëllimi kryesor i opozitës në këtë sezon të ri politik nuk është vetëm analiza e brendshme, por organizimi i një lëvizjeje të gjerë qytetare përballë qeverisë së Edi Ramës.

“Detyra jonë kryesore është rikthimi i votës së lirë. Kjo nuk arrihet nga 4-5 vetë në Kryesi apo në Këshillin Kombëtar. Regjimet përballohen vetëm përmes lëvizjeve popullore.

Kjo lëvizje duhet të përfshijë qytetarët e zakonshëm dhe të ndërtohet përmes një fronti të gjerë opozitar. Kërkohet një front i madh ku në qendër të jetë masa e gjerë e njerëzve.

Duhet të sensibilizojmë të gjithë, deri te qytetari më i thjeshtë. Vetëm kështu hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike nuk do të merret me përçarje të brendshme, por synon të dalë nga kjo fazë me forcim të strukturave dhe mobilizim qytetar për të përballuar këtë regjim që kontrollon zgjedhjet”, tha ai.

 

Next Post
Presidenti i Italisë për dronët rusë në Poloni: Tensione që kujtojnë vitin 1914, kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

Presidenti i Italisë për dronët rusë në Poloni: Tensione që kujtojnë vitin 1914, kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    Hike i degjeneruar,ti e tjerte si ti,ju jeni ata qe mashtroni,qe beni marrveshje kriminale me k/hajduti,tani thu populli ta rrezoje.Ju e bete marrveshjen e piste te kodit zgjedhor,ju nuke bete kuure zgjedhje,plot 34 vjete me te njejta mashtrime.Sa vjet u bene,qe je deputet,ti e tjerte si ti qe jane deputet.Po te mose ishte marrveshja,juaj e piste me k/hajdutin,per kodin zgjedhor(90% nga ju komunistat e spiunte 34 vjecare nuke do isht deputete.Ju jeni antishqiptare,jashtqitja e KOMBIT,Zoti marrte hake ndaje jushe,ne si popull,jemi te pa zotet,vetem llapim ne kafene.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In