• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos, moj Artë! E kanë nga padija… jo nga frika!

by Anri Bala
21/09/2018 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anri Bala

Vettingu e ka bërë punën e tij, fillimisht u futi frikën të gjithë “kriminelëve”, atyre që janë rrjeshtuar për vite me radhë si “ambasador” të drejtësisë, por në fakt kanë qenë shërbëtor të padrejtësisë, duke fshirë jo vetëm nga rrjetet sociale, por dhe nga kujtesa e tyre, fotot e familjarëve, nga frika se ishin “produkt i veprës penale”, e kjo fare mirë, mund ta quajmë fazën e parë të vettingut.

Ndërsa tani i shohim tek përpëliten, të gjithë ata, të cilët janë tallur e kanë përbuzur çdokënd, duke u majmur padrejtësisht e “dënuar” përjetësisht, me njollën dhe brengën e fajtorit, çdo xhepbosh të këtij vendi, e ku burgjet mbusheshin me djem për një cigare hashash, e sot jemi renditur në vendin e parë në rajon, për mbipopullimin e tyre… ose më saktë, me të “pafajëshmit” të pagjykuar ndonjëherë për faje… por për skamje.

Përpëliten nga frika e persekutorit, që shumë shpejt do të takojë viktimën, sapo të vendosi mullaqet e tij në karrigen e të pandehurit, sigurisht e ftohtë dhe e panjohur për të… por ish-magazina e kamjes së tij, nesër do i shpalos horizonte të reja, të cilat duhet t’i shikoi vetëm përtej dritares së vogël të dhomës dy me dy, e ftohtë edhe ajo si karrigia… e lagësht, si lëveret e tyre!

Sot, jemi në një fazë të re, ku banorët e pallatit të padrejtësisë, nuk kanë më frikë të dënojnë kriminelin, por kanë frikë, se shumë shpejt, do të përballen me “kriminelët” e dënuar padrejtësisht. Kush mendon, se çështja Shullazi ka ngelur, sepse prokurorët janë të frikësuar për të dhënë pretencën, janë të gabuar, secili prej tyre po pshurret nga frika, për të dhënë qoftë edhe një vendim të vetëm, para se të dëgjoi pretencën, që vettingu mund të jap ndaj tij.

Deri dje, krimi nuk ishte fajtori, por ishte i varfër, xhepgrisur e barkëzbrazur… Sot, krimi është krim, edhe me xhep plot, edhe me xhep bosh… për ligjin e barabartë për të gjithë, që po presim! Ndaj këtyre, nuk u mungon guximi për të dënuar Shullazin apo dhjetëra shullazë, por i’u mungon vetëbesimi dhe padija, se mos gabojnë dhe… ja fusin kot. E nëse ja fusin kot, sepse kurrë nuk kanë lexuar e mësuar për t’i dhënë “hakun të zotit”, por kanë shitur mallin “liri” në tregun e drejtësisë, kanë dy rreziqe të mëdha:

E para, sepse vettingu do i’u ndërroi karriget me të pandehurit dhe e dyta, viktimat e padrejtësisë së tyre, i presin me padurim me hanxhar dhe litar, për tu hakmarrë! A e bëjnë nga frika e shpagimit moj Art… ndaj të gjithë të pafajshmëve të dënuar padrejtësisht dhe jo kriminelëve të padënuar?! Sepse… asnjë prokuror në botë, nuk ka frikë të dënoi një kriminel dhe asnjë kriminel në botë nuk hakërrehet ndaj një prokurori, për një krim të kryer.

Por, prokurorët e tu, e dashur Art, i tremben viktimave… atyre që ua rropën lëkurën, e me të veshën me pelerina mijëra euroshe gratë dhe vajzat e tyre… u tremben atyre… që i’ua bluan kockat dhe me to, ngritën vila e pallate, për të kënaqur epshet e tyre perverse… ua pinë gjakun mijërave të mjerëve me gota konjaku dhe ua shitën për hekurishte gjymtyrët… ama lotët, lotët nuk ua thajnë dot viktimave të tyre… e as  dhimbjet nga grryerjet me thonj të mureve të qelisë.

Kurse Shullazët i kanë frikë, sepse nuk dinë të kërkojnë drejtësi për ta, e nëse gabojnë me ata që kanë edhe “haraçin edhe kërbaçin”, rreziku të vjen nga se pandeh… edhe nga drejtësia e re.

Pra, nuk është vetëm frika, por edhe “padija zonja kryehetuese”… për ditët, që do vijnë!

/Ekskluzive.al

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 22 Shtator 2018

Horoskopi ditor, e Shtunë 22 Shtator 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com