• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i konsideroni tradhtarë këshilltarët që votojnë buxhetet!

by A R
27/12/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro/

Në çdo fundviti, kryetarët e bashkive anembanë Shqipërisë, dërgojnë për miratim në këshillat bashkiakë projektbuxhetet e vitit pasardhës. Përgjithësisht, në këto këshilla, asnjë parti nuk ka shumicën, përfshi edhe partinë që përfaqëson kryetari i bashkisë. Në këto kushte, nevojitet edhe vota e opozitës.

Në zgjedhjet e fundit vendore, ato të vitit 2015, Partia Socialiste ishte në koalicion me LSI-në dhe përpara se të shpallej divorci midis tyre në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, këto dy parti i kishin së bashku numrat për të miratuar buxhetet në shumicën e bashkive te vendit. Pas krisjes së koalicionit, LSI doli në opozitë edhe në rang përfaqësimi vendor, kësisoj kryetarët e bashkive që përfaqësojnë PS-në në bashkitë e vendit, humbën shumicën në këshillat e tyre bashkiakë. Kjo solli si pasojë që, për mungesë shumice, të rrezikohej miratimi i buxheteve, ose thënë më qartë, investimet dhe një sërë shërbimesh që i ofrohen komuniteteve vendore përgjatë një viti.

Këtë vit që po mbyllet, ka rënë në sy në bashkinë e Tiranës, por edhe në disa bashki të mëdha, që për miratimin e buxhetit është dashur, sipas rastit, edhe vota e këshilltarëve të opozitës, qoftë të LSI-së, qoftë të PD-së. Ka pasur një tendencë që pas votës pro që kanë dhënë këshilltarët e opozitës, ata ose ato të jenë anatemuar si tradhtarë, të shitur e të blerë, si turpi i partisë, e të tjera epitete fyese.

Në fakt, nëse ka diçka ku nuk duhen parë shumë ndasitë politike, ato duhet të jenë votat në këshillat bashkiakë. Fatmirësisht bashkitë në rang republike kanë një shtrirje përfaqësimi ndërmjet tri forcave kryesore politike në vend. Si të tilla, secila prej tyre ka nevojë për votën e njëra – tjetrës, pra aty ku qeveris PS ka nevojë për votat e PD-LSI dhe anasjelltas.

Natyrisht, çdo opozitë në këshillat bashkiakë, e cilado krahu politik qoftë, do të ketë objeksionet e veta për buxhetet, mund të kërkojë përmirësime dhe të shpalosë alternativa për ta bërë atë që të vijë më pranë qytetarëve. Sigurisht, pa e ekzagjeruar për të rënë në pozita populiste. Por në fund, sidoqoftë, edhe nëse nuk është dakord 100 për qind me buxhetin e paraqitur, nuk duhet të jetë ajo shkaktarja për bllokimin e tij. Fundja, përgjegjësinë për buxhetin e paraqitur dhe ato çka ofron e ka kryetari i bashkisë dhe nesër, kur të vijë dita e gjykimit për t’u votëbesuar, është populli ai që ka në dorë të vendosë nëse mandati i kryetarit ka qenë i suksesshëm apo jo.

Mënyra duke e sabotuar për ta lënë pa buxhet, është një mënyrë që nuk të çon gjëkundi, bile i jep argument çdo kryetari bashkie që të bëjë politike duke i thënë elektoratit se ai do donte të bënte shumë punë, por duke mos pasur shumicën në këshillat bashkiakë e pati të pamundur. Sado të përpiqen opozitat bllokuese të justifikohen, prapëseprapë argumenti i kryetarit të bashkisë për pafuqinë e tij kundrejt këshillit bashkiak, ka përparësi, çka i jep një armë të fortë në fushatë për të akuzuar kundërshtarin se i ka dashur të keqen komunitetit.

Mbaj mend që mandati i tretë i Ramës si kryebashkiak (2007-2011) ka qenë një dështim që erdhi jo për faj të vetë Ramës. Shumicën në këshillin bashkiak të Tiranës në atë periudhë e kishin PD dhe LSI dhe të dyja ato nuk ia miratonin buxhetin. Përveç vitit të parë, tri vitet e tjera bashkia ka operuar me 1/12 e buxhetit të  miratuar në vitin e parë. Kësisoj, puna në Tiranë ishte shkrehur pasi ishte e pamundur të financoheshin investimet kur nuk kishte buxhet të miratuar. Kjo solli që Tirana humbi kot tri vite. Duke i shtuar edhe 4 vitet pasardhëse të Lulit që ishin një dështim për shkak të paaftësisë së vetë kryetarit, në total Tirana humbi gati 7 vjet të jetës së saj për një zhvillim të qenësishëm në infrastrukturë dhe në shumë sektorë të tjerë të punëve publike e jo vetëm. Këtu vlen të përmendet fakti se dy viteve të fundit të Bashës si kryetar bashkie, PS-ja nuk iu bë pengesë për miratimin e buxheteve (2014 e 2015), ndonëse kishte njëkohësisht edhe shumicën në këshill, edhe vetë kryetarin e këshillit.

Nisur nga sa më sipër, sugjerimi im modest për kryetarët e partive që janë në pakicë bllokuese në këshillat bashkiakë, është që t’i lënë këshilltarët e tyre që të votojnë të lirë dhe pa trusninë për ta trajtuar këshillin bashkiak si salla e Kuvendit të Shqipërisë ku luhet politika e madhe. Përpiquni të jeni konsensualë në këshillat bashkiakë dhe mos u bëni pengesë për investimet e planifikuara. Të mira apo jo ato buxhete, përgjegjësia u mbetet kryetarëve të bashkive që i kanë hartuar. Pavarësisht se janë këshilltarët që do t’i miratojnë, opozita ka mundësi të tjera për t’i thënë elektoratit se ata do t’i kishit ofruar më shumë atyre nëse do ishit në pushtet. Gjithashtu, qoftë edhe për ato buxhete që sjellin kryetarët për miratim, këshilltarët e opozitës kanë mundësinë t’i monitorojnë që kryetarët t’i zbatojnë plotësisht. E, nëse jo, u lind e drejta t’u bëjnë me dije elektoratit se pavarësisht votës së tyre pro, këta kryetarë dështuan në zbatimin edhe të atyre buxheteve që sollën po vetë.

Pra, ka njëmijenjë mënyra për të bërë politikë edhe kur e jep votë pro, edhe duke mos u bërë pengesë, edhe duke ofruar sugjerime të cilat edhe po nuk u morën parasysh, sërish është elektorati i cili do vendosë. Kushdo formacion politik nëse voton kundër, nuk shton pikë në elektorat, përkundrazi. Aq më tepër duke u justifikuar se nuk ka pasur kohë ta lexojë buxhetin pasi ka qenë duke protestuar përpara parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën. Kushtetutën ka kush e mbron dhe ajo është Gjykata Kushtetuese.

Parlamenti i këshilltarëve është Këshilli Bashkiak, aty ku qahen hallet dhe problematikat e komuniteteve që secili këshilltar përfaqëson. Këshilli nuk është për t’u braktisur, detyra e ngarkuar nga elektorati nuk është për t’i bishtnuar përgjegjësive, roli i këshilltarëve është për të debatuar për të mirën e përbashkët, që në fund të ditës, muajit, vitit dhe mandatit vlen njësoj, si për të majtët ashtu edhe për të djathtët. Ky është thelbi i vendimmarrjes dhe jo lojërat politike me bllokime e sabotime dhe as me gjetje tradhtarësh.

Të bllokosh buxhetet vendore, thjesht për arsye politike, meqë krerët e selive qendrore janë në luftë me njëri- tjetrin, në gjuhën popullore përshtatet me shprehje: zihen atllarët dhe shqelmat i hanë gomarët, pra populli. Është ai i cili do të vuajë pasojat e mos pasjes së një sërë investimesh të planifikuara për t’u bërë në dobitë komunitetit. Dhe këshilltarët e dinë shumë mirë këtë!

Next Post
Dosjet jashtë afatit, akordohen 7.5 mln dollarë për ish-të përndjekurit

KATEGORITE/ 1000 ish-të përndjekur fitojnë të drejtën për të marrë dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In