• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos ja bëni kurrë një çifti që martohet këto gjëra në dasëm

by Java News
06/09/2017 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ndoshta nga eventet më të veçanta, si për çiftet, ashtu dhe për të ftuarit. Organizimi i gjithçkaje, fillon që nga përgatitja e sallës, e deri tek detajet plotësuese, të një mbrëmje ndryshe nga të tjerat.

Ftesa për në dasëm shoqërohet me gëzimin dhe shqetësimin njëkohësisht, e këtu mund të na kuptojnë vetëm femrat. Si do të vishemi? Çfarë modeli do të zgjedhim për flokët? Çfarë lloj grimi do të na shkonte më shumë për një rast të tillë? Eh, probleme pafund, por na besoni kur ju themi që ajo çfarë ka më shumë rëndësi në të vërtetë është veshja!

Nuk është e rrallë që dasmoret të gabojnë në një përzgjedhje të tillë, për këtë arsye ne ju paraqesim më poshtë 12 paraqitjet të cilat NUK duhet të zgjidhni kurrë në një event të tillë!

Fustan i gjatë i bardhë

Nëse jeni shumë egoiste, atëherë mund ta bëni një zgjedhje të tillë fare mirë. Në të kundërt: ËSHTË DITA E NUSES, jo e juaja!

Çdo gjë të bardhë, bezhë apo krem – thjesht harrojeni!

Në ditët e sotme, modelet e fustaneve të nusërisë e tejkalojnë të bardhën, duke bërë që nusja të ketë mundësi të paraqitet edhe me nuanca kremi apo bezhe. Me pak fjalë, mos rrezikoni të bëheni nusja numër 2. Thjesht, do të urreheni pafund…

Veshje transparente

E kuptojmë që Bella Hadid apo Kendall Jenner duken të mahnitshme kur paraqiten me transparente, dhe me siguri e tillë mund të dukeni dhe ju. Por, a do të ishte normale paraqitja me një copë, që shfaq çdo pjesë të trupit? Mmmm, ngjason pak më tepër me një tjetër lloj eventi (e imagjinoni vetë).

Të prera shumë shkurt

Nëse po shkoni në party apo në një festë ditëlindje, e prera shkurt nuk është problem. Por, le të themi se dasma nuk është rasti i gjuajtjes së bukuroshëve beqarë perreth.

Shapka…!

Është rast i rrallë, por ka ndodhur të shohim dasmore të paraqitura me shapka. Siç mund ta kuptoni, është event, jo xhiro në plazh.

Pantallona xhins

E kuptojmë që jo çdokush preferon fustanet, por kjo nuk do të thotë të veshim modelin më të përhapur në përditshmëri. Mund të zgjidhni fare mirë pantallona copë, klasike e moderne, vetëm xhins, jo!

Çdo lloj xhinsi

Për t’u qartësuar: nuk është materiali i duhur për në dasëm! Harrojeni çdo gjë që lidhet me xhinsin, dhe drejtohuni tek copa më serioze.

Një kurorë

Nëse dëshironi t’i stiloni ndryshe flokët, vendosni një shall dekorues. Kurorën e mban protagonistja e dasmës, dhe ajo nuk jeni ju.

Çdo gjë me dizenjo të ngarkuar

Nëse po mendoni për koleksione, të cilat janë të ngarkuara me dizenjo plot figura apo simbole, ne ju sugjerojmë të mos e bëni një zgjedhje të tillë. Ky nuk është rasti për të rënë në sy në një tjetër formë.

Me të zeza nga koka tek këmbët

Është festë, jo rast vdekje. Vetëm nëse keni patur ndonjë lidhje me dhëndrin…

Bluzë me sllogan

Nëse keni zgjedhur kombinimin e pantallonave me bluzë, atëherë sigurohuni që kjo e fundit të jetë klasike, jo material pambuku me slloganin inspirues klishe që kalon mes për mes.

Këpucë për party

Është e vërtetë që sandalet shumë të larta, me platformë e takë të trashë janë tërheqëse kur dilni për një gotë me miqtë apo kur frekuentoni festat. Por, ky është një event më pranë klasikes, e çdo gjë e tepruar do t’ju çojë në vulgaritet./RevistaBordo

Next Post
Akademia e Shkencave i përgjigjet Ramës: S’kemi fonde

Pse nuk mund të bëhet shkencë tek ne?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In