• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos i jepni para

by Kimete Berisha
14/08/2021 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

A ka dikush prej jush që e fut dorën në xhep dhe i jep paret e djersës për Fondin Kurti, të quajtur ‘Bonot e diasporës’?

Kosova është vendi më i korruptuar në Evropë!

Nuk i jepen pare një vendi që ka sharruar në korrupcion dhe një qeverie të shthurur që punëson vetëm familjarët e vet!

– Ti si djalë i ri, nuk kishe pare për bukë, a po të kujtohet kur u largove nga Kosova, mbete me zhig të shkollës, mbete me zhig të nanës, me zhig të shtëpisë, ama fondi Bukoshi të detyronte t’ia jepje paret e djersës së ballit, që fëmijët e komunistëve e titistëve të jetonin qysh jetojnë sot nëpër oborre me zambakë të bardhë dhe nëpër ambasada!

– Ti vajzë e re, e mban familjen prej se e mban veten në mend, s’ke pasur kushte të shkollohesh, të bëhesh mësuese qysh ke pasur qejf, e tash që punon punë të rënda kurrë pa pushuar në mërgim, me mend n’kry duhet t’i japësh pare Rozeta Hajdarit, që e ka angazhuar një student 21 vjeçar për ta këshilluar se si t’i shpenzojë paret t’ua!

Sot ti ende merresh me rëngë, kurse vajzat e komunistëve punojnë në ambasadë, aty afër teje, i bëjnë rrush e kumbulla paret t’ua!

O djalë!

Oj çikë!

Mos u bë budallaqe!

Këta janë rrensa.

Janë mashtrues.

Janë të pabesë.

Kurrë asgjë nuk kanë bërë për Kosovën, përveç që kanë djegur dhe kanë shkatërruar…

Nuk kanë asnjë ditë përvojë pune!

Nëse s’më beson, tregomë pra ti mua ‘Ku pa punuar Albin Kurti para se të bëhet Kryeministër’!

Ose jepja paret t’ua, e vazhdo puno për ta!

…është punë për ty!

Ama, pyete njëherë veten:

Pse je larg?

Pse gjithmonë jeton me vaj në buzë!

Pse shtëpisë tënde nuk i vjen era bukë shtëpie!

Pse gjithmonë ndjehesh e huaj, edhe në vendin tënd!

Pse duhet ta ‘blesh’ dashninë e Kosovës me pare?

Pse kur nuk u jep pare-nuk të shohin me sy!

Pse ekziston veç nëse jep!

Pse s’merr asgjë nga Kosova?!

Kryeministri Kurti sot, i përkrah hajnat dhe hajneshat më të tërbuara.

I ka angazhuar partizanet më të tmerrshme që të vjedhin për të!

I ka shpërblyer me pozita zyrtarët më të tërbuar të shtetit, se derisa të specializohen hajnat e tij, të bëhen ustaha të hajnisë, ky po i shfrytëzon hajnat ekzistues të partive tjeta.

Se hajni s’ka përkatësi partiake, hajnia është ‘profesion’ dhe ky e di mirë!

Albin Kurti nëpër ministri punon dhe i mban afër  zyrtarët që janë bë shpi me paret e buxhetit të shtetit, që e kanë punësuar krejt familjen e tyre nëpër Institucione e ambasada dhe që vazhdojnë të vjedhin sa të munden, kush s’i ndal!

Nëse s’më besoni-hulumtoni!

Ju a e kuptoni se këta jetojnë nëpër lagjet më luksoze të Prishtinës…

A keni pyetur ‘ku i marrin paret’!

Qeveria Kurti është e lidhur me hajnat më të mëdhenj në Kosovë!

A e keni pyetur Kryeministrin Kurti ‘ku shkuan’ dhe si u shpenzuan 720 mijë euro të Fondit emergjent të diasporës për luftimin e covid-19!

Cent për cent, ku shkuan ato pare!

Paret e juaja ua ndajnë aktivistëve të Vetëvendosjes!

P.S. Kërcënoni sa të doni.

Më shumë tutna me hy n’dorë t’frizerit…!

Tutna veç nëse vazhdon të hesht Amerika dhe bëhet sikur nuk ju sheh kur ia devalvoni marrëveshjet e Washingtonit;

heshtin anipse ju shonin që i keni detyruar gazetarët e shkrimtarët të bëjnë censurë e autocensurë (duke e mbyllur mundësinë e komente e), shkaku i kërcënimeve të paramilitarëve tuaj!

Heshtja amerikane është tërheqje nga Kosova!

Unë jam këtu me ju, e mendjen e kam në Afganistan, se si një popull nuk ka ‘nevojë’ për armik, për ta mbytur vetveten!

E kur mbesim krejt vetëm (qysh po përfundojmë, të izoluar jo veç nga bota por edhe nga Shqipëria), atëherë krejt kollaj, se në çmendinë ti lirisht mund të thuash ‘jam Napoleoni’, askush nuk të thotë ‘s’je’!

Next Post
Fluks i lartë në Qafë Thanë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri për fundjavë

Fluks i lartë në Qafë Thanë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri për fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In