• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Mos flini gjumë duke menduar se do vijë ushtria’/ Peleshi mbledh kryebashkiakët për masat nga përmbytjet gjatë dimrit: Do ndajmë 20 mln $ buxhet

by Java News
03/11/2021 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të sezonit të dimrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako kërkuan bashkëpunimin e ngushtë të drejtuesve të pushtetit vendor për të marrë të gjitha masat për përballimin e pasojave që mund të sjellin reshjet e shiut.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit si dhe me prefektët e 12 qarqeve, Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje faktin se tashmë Shqipëria ka hyrë në zonën e riskut të lartë, në bazë edhe të raportit vjetor të riskut botëror.

“Ne tani jemi në sezon dhe do përqendrohemi më tepër te menaxhimi i pasojave, sepse nuk është se kemi kohë sot të flasim për shkakun, për parandalimin e përmbytjeve, por gjithsesi investimet edhe puna e përbashkët për të reduktuar riskun më afatgjatë përmes investimeve dhe punës së koordinuar duhet të jetë një paralele që duhet të na shoqërojë vazhdimisht. Sistemi i ringritur ose i rishikuar sot për sot është një Agjenci Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila funksionon nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes që është autoriteti që koordinon të gjitha forcat, të gjitha institucionet që kanë një rol për të luajtur në përballimin e emergjencave”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Ndërsa shprehu falenderime për punën e kryer gjatë periudhës së verës me zjarret, por edhe në rastet e përmbytjeve, Z.Peleshi vuri theksin në një koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.

“Ajo që nuk duhet të ndodhë në të ardhmen është që një bashki e caktuar duke menduar që sado të agravohet një emergjencë do të vinë ata të emergjencës së Tiranës, do futet ushtria e do ta zgjidhë punën dhe të flejë gjumë, kjo nuk na bën mirë as juve jo e jo që jeni përgjegjës për të kontrolluar dhe mbrojtur komunitetet tuaja, por edhe ne pastaj na bëhet shumë e vështirë të neutralizojmë një emergjencë. Duhet të kemi një reagim të hershëm, duke vënë funksion edhe komunitetin, i cili duhet të ndërgjegjësohet për të lajmëruar në mënyrë që të parandalojmë sa më shpejt emergjencën, në rast se kjo nuk ndodh pastaj përmasa mund të jetë aq e madhe saqë edhe gjithe FA, të gjitha mjetet tona apo të institucioneve të tjera mund të mos mjaftojnë”, u shpreh z.Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se qeveria ka menduar një mbështetje financiare mbi 20 milionë dollarë për emergjencat civile.

“Ne kemi këtë vit rreth 2,1 miliardë pra më shumë se 20 milionë dollarë buxhet për EC, e cila do të ndahet pak a shumë në mes, pra 1,1 miliardë do të thotë 11 mln dollarë do të jetë si transfertë e kushtëzuar për bashkitë, 600 mln do të transferohen në buxhetet tuaja nga Ministria e Financave përmes Ministrisë së Mbrojtjes”, sqaroi ministri Peleshi, duke shtuar se buxheti për emergjencat asnjëherë nuk është i mjaftueshëm, por këtë herë ai jep mundësitë për t’i përballuar ato më mirë.

Një risi gjithashtu, sipas ministrit Peleshi është edhe fondi prej 800 milionë lekësh për investimet në fushën e mbrotjes dhe parandalimit të Emergjencave civile, i cili do të transferohet tek bashkitë për projekte, të cilat do të seleksionohen nga një komitet që do të ngrihet dhe do të bëjë përzgjedhjen e propozimeve nga njësitë vendore.

g.kosovari

Next Post
Kush janë protestuesit te “5 maji” që protestojnë për pronat e të tjerëve/ Ata që preken nga projekti, dëmshpërblehet 100% me po aq metra katrorë sa ka

Kush janë protestuesit te “5 maji” që protestojnë për pronat e të tjerëve/ Ata që preken nga projekti, dëmshpërblehet 100% me po aq metra katrorë sa ka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In