• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë protestuesit te “5 maji” që protestojnë për pronat e të tjerëve/ Ata që preken nga projekti, dëmshpërblehet 100% me po aq metra katrorë sa ka

by Java News
03/11/2021 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka disa ditë që një grup banorësh në zonën e njohur si “5 Maji” në Tiranë, ku do të ndërtohet një nga lagjet e reja për strehimin e mijëra familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, po protestojnë me pretendimin se Bashkia e Tiranës nuk i ka informuar dhe se ata do të mbeten në rrugë.

Por, teksa protesta e këtij grupi banorësh duket e nxitur edhe nga Partia Demokratike, pasi merr zjarr sa herë që aty shfaqet ndonjë deputet i PD, pjesa tjetër e banorëve që preken nga projekti i lagjes së re po nënshkruajnë kontratat me Bashkinë e Tiranës, sipas asaj çfarë parashikon VKM e miratuar në shtator 2021, e cila thotë shprehimisht se këta banorë kompensohen 100% me shtëpi në pallatet e reja, me të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë të banesës që zotërojnë aktualisht.

Po kush proteston sot te “5 Maji”? Nga një verifikim i thjeshtë rezulton se ekranet e televizioneve zihen nga organizatorë e PD, siç është rasti i Elson Markut, i cili shfaqet në protestë si shoqërues i nënkryetarit të PD, Alfred Rushaj, pa qenë banor në atë lagje dhe sigurisht nuk ka as pronë aty. Madje, ka nga ata pjesëmarrës në protestë që nuk kanë lidhje fare me objektet që preken për ndërtimin e lagjes së re. Në vend të banorëve, që realisht kanë prona në atë zonë dhe që do të kompensohen me po aq metra katrorë sa kanë në pronësi, kanë dalë të afërm të tyre, njerëz pa asnjë lidhje pronësie me zonën e “5 Majit”. Ky fakt është konfirmuar së fundi edhe nga një intervistë e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Për shembull, qytetarja Flora Mhilli dhe vëllai i saj Ndue Marku janë dy prej pjesëmarrësve aktivë në protestë, por asnjëri prej tyre nuk ka asnjë pronë të regjistruar në emër të tyre në atë zonë. Kurse, vëllai i tyre, Arben Marku, sipas VKM 533 datë 22.09.2021 të publikuar në fletoren zyrtare, ndonëse banesa e të cilit është ende në proces legalizimi, do të përfitojë një banesë të re me po aq metra sa ka aktualisht. Madje, vetë Arben Marku ka firmosur edhe aktmarrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, nga e cila përfiton sipërfaqen 353.6 m2 njësi banimi.

E njëjta situatë me dy protestues të tjerë që intervistohen nga mediat çdo ditë: Bekim Cerri dhe bashkëshortja e tij, Alsida Cerri. Të dy rezultojnë se nuk kanë asnjë pronë në emër të tyre në zonën e “5 Majit”. Ata jetojnë në banesën e Kujtim Cerrit, që është I vëllai i Bekimit. Sipas VKM, edhe Kujtim Cerri, që është në proces legalizimi, për banesën e tij me sipërfaqe 42.7m2, do të përfitojë sërish 42.7 m2 njësi banimi në lagjen e re, që do të ndërtohet për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndërkaq, mjafton një lexim i VKM-së së publikuar në fletoren zyrtare për të kuptuar se edhe babai i protestuses tjetër, Laureta Nikolli, nuk do të humbasë asnjë metër katror nga prona e tij. Babai i saj, Gjin Nikolli, që aktualisht ka 131.8 m2 ndërtesë, do të përfitojë sipas VKM-së 533 datë 22.09.2021 të njëjtën sipërfaqe, plot 131.8 m2 njësi banimi.

Në bazë të vendimit të miratuar nga qeveria, edhe ata banorë që kanë ndërtuar pa leje dhe që janë në proces legalizimi, do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe banimi në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë. I tillë është rasti i Anila Gaxhenjit, banesa e së cilës është në proces legalizimi, do të kompensohet metër për metër në banesat e reja. Nga 278 m2 që ka aktualisht, Anila Gaxhenji do të përfitojë të njëjtën sipërfaqe 278 m2 në njësitë e reja të banimit që do të ngrihen në këtë lagje.

Edhe pse ka ndërtuar pa leje dhe ndërtesën e ka ende në proces legalizimi për sipërfaqen 106 m2, falë VKM-së, Mark Deda që sot doli në protestë, do të përfitojë të njëjtën sipërfaqe 106 m2 në godinat e reja të lagjes së re. Banesa e tij e re do të ketë edhe hipotekën përkatëse.

Edhe protestuesja tjetër, Lizë Marku, bashkëshortja e Ndrec Markut dhe nëna e Viktor dhe Mirash Markut, do të përfitojë në lagjen e re që po ngrihet te “5 maji”, një ndërtesë prej 356.4m2, po aq metra sa ka edhe aktulisht, pa humbur asnjë metër katror nga prona e saj.

Shembujt e mësipërm tregojnë qartë se në fakt, protestuesit ose nuk kanë asnjë lidhje me pronat aty, ose mjafton të lexojnë VKM për të kuptuar se në fakt askush nuk po i hedh në rrugë, porse secili prej tyre do të kompensohet me të njëjtën shtëpi, me cilësi më të mirë dhe në një lagje që po ndërtohet me të gjitha shërbimet e nevojshme urbanistike.

Nga ana tjetër, për të lehtësuar këtë periudhë, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër që t’u paguajë qiranë e shtëpisë të gjitha familjeve që preken nga projekti, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja. Këta banorë mjafton të paraqiten në njësinë administrative dhe të plotësojnë dokumentacionin.
g.kosovari
Next Post
Cili është tërmeti më i thellë që është regjistruar ndonjëherë?

Cili është tërmeti më i thellë që është regjistruar ndonjëherë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com