• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mos e regjistroni Fatmir Mediun në zgjedhje”/ Avokati që humbi vëllain në Gërdec: Isha 14 vjeç, s’ishte aksident teknologjik

by Java News
15/03/2021 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Geraldo Durda, sot me profesion avokat, ishte vetëm 14 vjeç kur Gërdeci u trondit nga një shpërthim i fuqishëm që u mori jetën 26 personave, e qindra të tjerë mbetën të plagosur. Mes viktimave, ishte edhe vëllai, gjyshi dhe të afërmit e Durdës.

Teksa rrëfente përjetimet dramatike, i ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” në Vizion Plus, Durda theksoi se ngjarja nuk ishte një aksident teknologjik, por krim i organizuar.

“14 vjec, isha në Durrës. Nuk di se si t’i shpjegojë pamjet që pashë aty. Një grumbull njerëzish, disa të gjakosur, disa më lot në sy. Unë humba vëllanë, nusën e xhajës, gjyshin, dajën, nusën e dajave, kushurinjtë. Morëm vesh që vëllai ishte gjetur dhe ishte te QSUT, me djegie të shkallës së tretë. Dajat, më pas u gjetën në Spitalin Ushatark, ndërsa gjyshi nuk arriti të dilte kurrë nga krateri i Gerdëcit, ndërsa nusja e xhajës u gjet e prerë në dysh nga një predhë. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur në Gërdec.

Edhe pse minoren, ai tregoi se ka punuar rreth 3 muaj në fabrikë.

“Në fabrikën e Gërdecit kam punuar 3 muajt e verës, kur e kisha pushim nga shkolla. Punësohesha shumë kollaj në atë fabrikë. Ka patur edhe më të vegjël se unë, sikundër ka pasur edhe më të moshuar. Kushtet që bëhej demontimi nuk mund të themi që ajo ngjarje ishte aksident teknologjik. Kanë humbur dy fëmijë jetën, po këta kush i vrau? Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë sot prokurorisë shqiptare. Edhe sot e kësaj dite, familja ime nuk ka shpjegim. Vëllai im nuk punonte në atë fabrikë, por po luante me biçikletë.”

Durda nënvizoi se kalavari i vuajtjeve për këtë çështje nisi në 2009, kur Gjykata e Lartë pushoi çështjen, për shkak të cilësisë që kishte një prej të akuzuarve, Fatmir Mediu.

Ai ka një thirrje për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kërkoi që  Mediu të mos regjistrohet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si kandidat për deputet.

“Komenti im është vetëm apelim për drejtësinë shqiptare: të vënë drejtësinë për 26 jetët e humbura. Ajo që ndodhi në Gërdec ishte krim i organizuar, jo aksident teknologjik. Këto duhet të zbardhë drejtësia shqiptare. Mbajmë shpresa të mëdha në Strasburg. Dua t’i bëj thirrje kunatit të Fatmir Mediut, Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ, që mos ta regjistrojë në këto zgjedhje si kandidiat për deputet. Është nje person që i është shmangur drejtësisë duke patur mandatin e deputetit.”

Durda u shpreh se para një jave, familjet e prekura kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku kërkojnë rigjykimin e Fatmir Mediun.

“Ka institucione përjegjëse dhe një pushtet lokal që duhet të jepte informacion se çfarë po ndodhte. Asnjëri nga këta nuk ka reaguar. Pse? Kush ishte i përfshirë që institucionet nuk reagonin? Gjykata e Lartë në vitin 2009 nisi gjykimin për 30 të pandehur, për shkak të cilësisë që kishte një prej të akuzuarve, Fatmir Mediu, çështja u nda. Këtu filloi edhe kalvari i Gërdecit. Fatmir Mediu është i vetmi nga 30 të akuzuarit nga prokuroria shqiptare që nuk është gjykuar. 13 vite nga ajo ngjarje, por janë kapur të gjitha afatet ligjore që ky shtetas të hetohet dhe gjykohet. Para një jave kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku të çojë për gjykim Fatmir Mediun në lidhje me ngjarjen e tragjedisë së Gërdecit. SPAK është i vetmi që këtë shtetas, i cili nuk është gjykuar për shkak të imunitetit, të ridërgojë për rigjykim tani që nuk ka imunitet. Është prova e radhës që shtetasit shqiptarë nuk janë të barabartë. Jetët e disa personave nuk janë të barabarta me disa funksiononarë.”

g.kosovari

Next Post
Stuhia e rërës nga Mongolia godet Pekinin

Stuhia e rërës nga Mongolia godet Pekinin

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    5 years ago

    Me fatmir mediun duhe te jete edhe plaku vrastare i vicidolit,kta vrane 26 njerz e u plagose rreth 400 te tjere.kta zduhet kurrsesi te jane kandidate per deputet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

Deklarata e fortë e kryeministrit belg, i bën thirrje Europës të veprojë kundër Trumpit: Sa më shumë ta tolerojmë, aq më i guximshëm bëhet!

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In