• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mos e braktisni PD-në?

by Ben Andoni
28/04/2018 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/ 

Shqipëria ka gjasat më të mëdha këtë vit të hapë negociatat pas disa orvatjeve të vështira e të pasuksesshme në vitet e shkuara. Nëse do të gjesh fajtorët, ata janë të mirëditur dhe i ke në të dyja krahët e politikës. Paradoksalisht, ashtu si më parë, ka një dëshirë të madhe politike që hapja e negociatave të konsiderohet si fitore politike dhe jo si hap normal i zhvillimit të vendit.

Kjo i bën politikanët të bëhen qesharakë në deklarata dhe në kundërshtimet dhe këtë e kanë demonstruar në ditët e fundit me një batërdi ofendimesh ndaj njëri-tjetrit! E ndërsa PS-ja e quan si fitore të saj dhe po mundohet ta trumbetojë kudo procesin si arritje të zhvillimeve të saj, nga PD-ja ka gjithnjë thënie e kundërthënie me theksin e qartë, por edhe indirekt se: ‘Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave’.

Si në një apel, në këtë formacion në forma të ndryshme po gjejnë argumente sesi Shqipëria ka ende shumë punë dhe se vendi është i kapur nga krimi i organizuar dhe droga. Duket sikur janë dy Shqipëri, njëra që synon anëtarësimin dhe tjetra, e etur ta shikojë atë jashtë dyerve të Evropës.

Anipse Shqipëria është një dhe e vetme me vokacion të plotë evropian dhe këtë trend nuk e shkëpusin dot militantët, që nga ana tjetër lehtësisht po manipulohen. Më së shumti ata të PD-së, që së fundmi gjithçka e identifikojnë si luftë me Ramën dhe entourage e tij. Edhe vetë hapjen e negociatave!

Dhe, në vend të merren me të ardhmen e PD-së, që sot po katandiset gjithnjë e më larg imazhit të saj të dikurshëm, prej sherreve të brendshme dhe manovrimeve aspak demokratike të lidershipit të saj, janë përfshirë në një kaos, ku të gjithë duken kundër të gjithëve. Dëshmia e fundit ka të ngjarë të jepet këtë fundjavë.

PD-ja parashikoi një Kuvend Zgjedhor, por ka të ngjarë të jetë vetëm një Kuvend Statutor dhe ajo që pritet për momentin është gati e dukshme: do të bëhet plotësisht kapja e partisë nga Lulzim Basha.

Që do të thotë se këtej e tutje, njerëzit nuk do kenë më argument Berishën, si thelbin e PD-së dhe simbolin e saj, por vetëm Lulzim Bashën.

Ndërkohë kritikët e PD-së kanë paralajmëruar bojkotin dhe ka gjasë që ata realisht të mos jenë në Kuvend. I vetmi, Eduart Selami vazhdon luftën vetjake për të treguar se nuk mund të vazhdohet më kështu, por edhe me kurajën për të shprehur idetë e tij në mënyrë institucionale.

Një vit pas zgjedhjeve, PD-ja me të gjithë këtë vrer të mbledhur nuk bëri një transparencë të hapur për humbjen, nuk ka reaguar për analizën, ashtu si ka lënë për më vonë zgjedhjet dhe të gjithë strukturimin e partisë, që këtej e tutje me shumë gjasë do të bëhen nën hijen Basha.

Kuptohet hapur se konservatorët dhe ish-drejtuesit e lartë janë kundër liderit të ri. Në një frymë të tillë dukej dikur edhe PS, kur ishte në opozitë derisa Rama i dha të gjithë hijen e vet, por edhe mënyrën sesi do të vazhdohej.

Madje, lideri socialist shkoi një hap më tej, sepse ndryshoi deri edhe simbolikat e PS-së. Një gjë e tillë pritet të ndodhë shpejt edhe me PD-në, kur Basha të sanksionohet në të gjitha strukturat e partisë dhe të bëjë realisht reformën e tij.

Si në rastin e Ramës edhe prej kësaj fundjave me Bashën, kemi një fenomen që po tentohet dhe po arrin të ndryshojnë në thelb dy partitë kryesore për t’i përshtatur me interesat e reja të kryetarëve të tyre.

Teksa në rastin e PS-së tranzitimi u bë me problematika, por edhe me kujdes, në rastin e PD-së, ai po vuan nga shumë pasaktësi dhe mbi të gjitha nga moskonsolidimi si duhet i Bashës.

Këtij të fundit i duhet që veçse me çrrënjosjen e njerëzve të Berishës, t’i shkojë deri në fund edhe heqjes së simbolit të kryetarit historik në çdo aspekt, kuptohet që hë për hë pa e shmangur de jure.

Në këtë hulli, Lulzim Basha i sotëm ka një parti pa bosht, e cila është shumë konfuze dhe pa kauza reale, përveç atyre që lë Edi Rama në çdo moment me drejtimin e dobët të vendit dhe kapjen e vendit nga krimi.

Kjo e bën Lulzim Bashën, në të gjithë këtë luftë të shpenzojë shumë energji, duke lënë mënjanë platforma dhe ide reale për ndryshimin e vendit, që bëhet me struktura dhe jo me fjalë.

Shumë po e konsiderojnë këtë moment si fundin e PD-së, por në fakt PD-ja është në një transformim të natyrshëm, që do të tregojë veten në përballjen e ardhshme në zgjedhjet lokale. Deri më atëherë, kjo parti është një zhgënjim shumë i madh, për mënyrën e pakët demokratike si po vepron, por edhe se ka vrarë shpresën e shumë shqiptarëve, njësoj si PS-ja në fuqi.

Ky është trishtimi kur dëgjon kritikët e Bashës dhe njerëzit, që po e bojkotojnë PD-në. Si do që të jetë Basha, ai mbart tani trashëgiminë e saj dhe fytyra e PD-së është fytyra e ideve të tij.

Ndaj kritikët nëse nuk kanë mundësi për një formacion të ri, nuk duhet ta braktisin PD-në përballë pushtetit absolut të Edi Ramës. Vetë kritikët e PD-së duhet t’u venë barrierë ideve dhe entourage pa formë të Bashës, që jo pak herë janë treguar konfuzë dhe thjesht zhurmaxhinj pa arritur të krijojnë personalitete, ku Shqipëria do të besojë në të ardhmen. PD-ja e sotme është larg njerëzve dhe deri militantët e saj janë të trishtuar me këtë formacion apatik, që po del blof me dëshirën gati perverse, që Shqipëria të mos hapë negociatat. Sido që të jetë, mos e braktisni PD-në!

 

Next Post
Policia e Ravennës sekuestron kontenierin me këpucë “Made in Italy” që vinte nga Shqipëria

Policia e Ravennës sekuestron kontenierin me këpucë "Made in Italy" që vinte nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com