• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos e bëni të duket si hall!

by Mero Baze
08/11/2017 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presioni i fort ndërkombëtar për të çuar para drejtësisë, “peshqit e mëdhenj”, ka rritur pritshmërinë që në Shqipëri të ketë më në fund procese gjyqësore që të përballin politikanë të lart me drejtësinë. Fill pas kësaj dy blloqet opozitare PD dhe LSI lajmëruan një aksion të përbashkët, që e lidhin me protesta popullore dhe thirrje për mosbindje civile. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Por më tej, ata që elaborojnë aksionin dhe përpiqen të shpjegojnë atë, kanë kërkesa dhe fjalorë të tillë, që të duket sikur opoozita nuk është e gëzuar, por është në hall me këtë që ndodh.

Kështu një nga personat që në publi shafqet si këshilltar I Presidentit të Republikës, Ilir Kulla, (nuk e di në është zyrtarisht, por formalisht po) e shpjegon deklaratën e ambasadorit amerikan si joserioze dhe tërheq vrejtjen, që nuk duhet të përsëritet më. Nuk ka gjë të keqe të jesh kundër ambasadorit amerikan, por në këtë rast, duke qenë aq ngjitur me Presidentin , duket se po e paraqet si problem presioni ndërkombëtar mbi shtetin shqiptar, vënien para drejtësisë të politikanëve të korruptuar dhe jo si favor të Perëndimit për shtetin shqiptar.

E njëta gjë , biles pak më e rend dhe qesharake njëkohësisht, ngjan kërkesa zyrtare e 7 deputetëve të PD drejtuar Ilir Metës, për të deklasifikuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, mbledhur me kërkesë të ilir Metës, për tu distancuar nga Klement Balili.

Nuk e di çfarë ka për të deklasifikuar nga pikpamja ligjore ajo mbledhje, por nëse ka diçka për drejtësinë, natyrisht prokuroria mund ta përdor. E vetmja gjë që vlen për tu bërë publike është përdorimi politik. Nuk di çfarë mund të jetë thënë në atë mbledhje, që ta ketë publikisht në favor sot opozita, më shumë se sa fakti, që Ilir Meta nuk ka lidhje me Balilët. Çdo gjë tjetër është më pak e dobishme se kjo për opozitën.

Gjërat më të rënda që mund të dëmtojnë Saimir Tahirin, tashmë janë publike. Është publik fakti se ai është përfolur nga trafikantët dhe kanë bërë trafik droge, duke përdorur pushtetin e tij. Shtoi dhe filimin e fundit hollivudian me pare dhe patenta skiperi dhe nuk besoj se ka ndonjë gjë tjetër më shumë për ta rënduar Saimir Tahirin, sidomos kur bëhet fjalë për një fjalim zyrtar të tij. Ai është sot njeriu më I përndjekur publikisht, më keq se në komunizëm, dhe më fatkeqi ndër politikanët.

I vetmi shpjegim, pse opozita kërkon të bëhen publike diskutimet aty, është ndoshta të bëhet publik fjalimi I Ilir Metës që nuk ka lidhje me Balilin, pas pretendimeve të tij, se ambasadori Donald Lu, kishte raportuar në Uashington, se ata ishin të afërt. Por edhe kjo më shumë se sa sulm, është përpjekje për tu mbrojtur. E zëmë se të gjithë u bindëm se Balilët nuk kanë lidhje me LSI, pork jo nuk frymëzon askënd në Shqipëri.

Të gjtiha reagimet e opozitës pas thirrjeve të diplomatëve perëndimor, I ngjajnë një përpjekje për tu mobilizuar për tu mbrojtur. Dikush tregon me gisht se peshku I madh është Tahiri, dikush se është Rama, dikush I kërkon llogari Donald Lu se ai I di peshqit, po nuk tregon, dikush I përmend Vlahutinit se ke blerë zyra të shtrenjta,  etj. Të gjitha këto detaje, tregojnë se opozita po bëhet bashkë si e zënë në hall  nga këto që ndodhin dhe jo si në një ditë të mirë të saj.

Thirrjet për revolta, përmbysje, mosnjohje instucinesh etj, janë thjeshtë retorikë që të vrasin veshin. E vetmja gjë që vlen është të kuptohet nëse opozita e shikon këtë fazë të re të betejës së  drejtësisë me politikën, si shans të saj, apo si hall të saj.

Siç po vepron, po e bëjnë të duket si hall dhe kjo nuk është mire, pasi ç’mobilizon të vetët. Populli opozitar, nuk është se e ndjenë njësoj si Basha, Kryemadhi, apo Mediu këtë histori. Ata e dijnë vërtet se liderët e tyre, duhet të jenë të gëzuar që qeveria është bërë pis nga droga.

Next Post
Messi habit me gjestin pas golit me Celtan: Me sa duket do nënshkrimin e kontratës

Rusia 2018 / Messi shpreson të evitojë Spanjën në turin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In