• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mori pjesë në vrasjen e civilëve shqiptarë në ’99/ Bashkëpunoi me serbët, Muhamet Alidemaj dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Izbicë

by S T
12/07/2024 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.

Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë.

Aktgjykimi ndaj Alidemajt u shpall të premten nga gjykatësi, Vesel Ismaili, i cili tha se në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, të akuzuarit Alidemaj i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, ndaj tij u shpall aktgjykim refuzues për dispozitivin e dytë, ku ngarkohej për zhvarrosjen e trupave me ekskavator, pasi në fjalën përfundimtare në seancën e 9 korrikut 2024, prokurori Ilir Morina u tërhoq nga pika e dytë e dispozitivit të aktakuzës, për shkak se nuk ishte arritur të vërtetohet se i akuzuari Alidemaj ka marrë pjesë në zhvarrosjen e viktimave.

“Ndërsa, për pikën dy të dispozitivit të aktakuzës në pajtim me nenin 362, paragraf 1, nënparagrafi 1.1 të KPRK-së, gjykata merr aktgjykim refuzuesndaj të pandehuri”, tha gjykatësi Ismaili.

Në një arsyetim të shkurtër, gjykatësi tha se pas mbajtjes së shumë shqyrtimeve gjyqësore dhe administrimit të provave, përkatësisht dëgjimit të dëshmive të dëshmitarëve, është vërtetuar se i akuzuari Alidemaj ka qenë pjesë e forcave serbe dhe ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës.

Në fund, gjykatës Ismaili tha se palët e pakënaqura ndaj këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pas pranimit së të tij.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Alidemaj obligohet që të paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale dhe në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro dhe për fondin e kompensimit të viktimave shumën prej 100 euro, në afat ligjor prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike sipas aktgjykimit u udhëzuan në kontest të rregull juridiko-civil.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dhunë i ndajnë gratë e fëmijët dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.

Ndërsa, aktakuza thotë se burrat e mbetur i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan, kurse 12 civilë i mbijetuan ekzekutimit. Pas dy muajve, thuhet se i zhvarrosën trupat me ekskavator dhe i larguan duke i transportuar me disa kamionë në drejtim të panjohur. Ndërsa, pas përfundimit të luftës trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicë dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Me këtë, akuzohej se në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Next Post
Trump favorit ndaj Joe Bide? Gazetari e zbulon: Ja plani i ish-presidentit për Putinit nëse fiton Shtëpinë e Bardhë

Trump favorit ndaj Joe Bide? Gazetari e zbulon: Ja plani i ish-presidentit për Putinit nëse fiton Shtëpinë e Bardhë

TË FUNDIT

Kronikë për dy të tretat!

“Babo digjet e Klodi krihet”, kush janë “trimat” dhe “tradhtarët”

September 27, 2026
Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

Rezervuari që ndezi konfliktin në West Bank, palestinezët pa ujë ndërsa izraelitët e kthejnë në vend argëtimi

September 27, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 27 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 27, 2026
EMRAT / 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra”

EMRAT / 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra”

September 27, 2026
A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

September 27, 2026
Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna -

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

September 27, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

September 27, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 27, 2026
‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com