• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mori bizhuteritë dhe iku nga shtëpia”. Familjari flet për video-skandalin e Koplikut

by A R
30/07/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas skandalit të Koplikut, ku një nuse u kap mat duke tradhtuar në shtëpinë e tij bashkëshortin e saj, ndërsa në dhomë bashkë me dashnorin, në momentin kur kryenin veprime të turpshme, ndodheshin edhe fëmijët e gruas, për JOQ.al ka folur një prej të afërmve të bashkëshortit.

Ai bën me dije se kjo nuk është hera e parë që nusja tradhton dhe kapet mat, e për më tepër, të njëjtën gjë ka bërë edhe me dashnorin e saj të mëparshëm, për të cilin vajza e vogël ka folur në prokurori.

I afërmi i dhëndrit bën me dije se kjo video nuk do të ishte publikuar, në rast se shteti do të ishte më i përgjegjshëm dhe do të dinte të vinte drejtësi. Videoja është bërë rreth 6-7 muaj më parë dhe çështja në gjykatë ka qenë e hapur.

“Meqë shumë nga ju e vunë në diskutim se pse u bë publike videoja skandaloze e nuses tonë, po ju vëmë në dijeni që ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, më datë 16. Asnjeri nuk e ka dhunuar kurrë atë nuse në shtëpinë tonë. Ajo u kap dhe u filmua nga pjesëtarë të afërt të familjes dhe asnjëherë nuk do ishin publikuar pamjet nëse shteti do t’i mbronte fëmijët tanë. Kemi bërë kërkesa të panumërta në organet shtetërore, prokurori, polici, shërbim social dhe psikologe. Në Shkodër janë marrë me ngjarjen, por çuditërisht askush nuk u interesua për fëmijët. 6 muaj pritëm drejtësi, e cila na u mohua që në prokurorinë e Shkodrës, me kujdesin e veçantë të kryeprokurorit të Shkodrës dhe një prokurori shumë të famshëm”, – thotë i afërmi i burrit.

 

Ai bën me  dije se në gjykatë dhe prokurori janë paraqitur gjithë provat që ata dispononin për të faktuar tradhtinë bashkëshortore si dhe janë ngritur akuza ndaj personave që dallohen në video, por dëshmitarët asnjëherë nuk janë thirrur në gjyq.

“Në qarkun Shkodër kemi bërë padi për personat në video. Kemi paraqit prova dhe dëshmitarë, por asnjëherë nuk jemi thirr në gjyqin ndaj kësaj dhe dashnorit të saj D. Isufaj, banor i fshatit Kamicë në Koplik. Kjo nuse na ka shkatërruar jetën këtu e shtatë muaj me padi nëpër gjykata dhe prokurori, ku theksojmë që çdo gjyq deri sot e ka humbur”, – vijon më tej rrëfimin e tij i afërmi i dhëndrit.

Ai jep detaje në lidhje me akuzat që ka ngritur nusja, e cila në gjykatë ka kërkuar mbrojtje ligjore për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, i cili ndodhet prej vitesh në emigrim, akuzë që nuk është provuar.

“Ka kërkuar mbrojtje ligjore dhe e ka humb me vendim gjykate pranë gjykatës së Shkodrës. Ka bërë padi për marrje fëmije të padrejtë. E ka humbur me gjyqtare F. Hafizi në Shkodër. Është munduar pa prova të denoncojë dhëndrin për dhune dhe filmim të pa ligjshëm. I ka dalë që dhëndri s’e ka filmuar kurrë dhe është paditur nga nipi jonë, ish-burri i saj për heqje të së drejtës prindërore, çështje që me shumë hile nga psikologia, e cila duhet theksuar që ka takuar më shumë ish-nusen tonë sesa fëmijët. Fundi i tmerrshëm i kësaj historie është që pasi nuk u interesua asnjëherë ligjërisht për fëmijët, pas 7 muajsh shkon dhe ankohet në policinë e Koplikut. Me ndihmën e një super-polici të Malësisë, Arben Tahiri, i cili me dy policë të tjerë arreston pa të drejtë të zotin e shtëpisë, të zonjën dhe merr fëmijët me dhunë, duke qarë e bërtitur dhe ia japin me vete zonjës në fjalë”, – shprehet i afërmi i dhëndrit.

Ai bën me dije në rrëfimin e tij për JOQ.al se fëmijët kanë pranuar në polici se kanë parë se si e ëma kryente marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër, i cili i ka prekur fizikisht. Gjithashtu fëmijët kanë treguar edhe për një tjetër dashnor të saj.

“E theksojmë që fëmijët e mitur para psikologëve të policisë dhe prokurorisë kane pranuar që janë prekur dhe fizikisht nga një dashnor i nënës së tyre, i quajtur Pjetër Nilaj nga fshati i nuses. Ai është një plak për të cilin familja ka dhe prova të tjera që ne nuk i kemi paraqitur akoma. Provat e reja, të cilat do përfundojnë në organet shtetërore nuk janë bërë ende publike! Vajza e mitur e kësaj ka pranuar para psikologëve që në janar se është prekur gjatë akteve që nena kë bërë me njerëz të ndryshëm. Ne kemi prova të cilat nusen dhe babain e saj i fundosin në fund të oqeanit, por e kemi parë të arsyeshme që për momentin mos të bëhen publike”, – thotë i afërmi i dhëndrit.

Ai shton se Peri Nacaj (dhëndri) ka pasur një marrëdhënie të mirë me nusen dhe i dërgonte asaj përherë para që të kujdesej për fëmijët e për veten. Madje, siç tregon burri, asaj nuk i mungonin as dhuratat e bizhuteritë e shumta.

“Kjo zonja në momentin e kapjes në video, ka qenë duke dëgjuar muzikë. Muzika që është në sfond vjen nga një iPhone 7 që i shoqi ia ka dërguar. Ka pas 3 telefona e shumë bizhuteri, të cilat i ka marrë me vete kur ka ikur nga shtëpia. Peri, babai i fëmijëve, përmes avokatit të tij ka paraqitur në gjykatë gjithë provat e nevojshme që vërtetojnë se i dërgonte muaj për muaj mbi 400 dollarë. Ka prova që vërtetohen kollaj. Janë transferat që i tregojnë qartë”, – tregon ndër të tjera i afërmi i Perit.

Next Post
PD nis përgatitjet për zgjedhjet dhe listat, Basha takon krerët e degëve

Basha flet për raportin e KLSH: Qeveria synon grabitjen e pasurive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In